LAJMI I FUNDIT:

Honeycomb sa s’ka dalë

Honeycomb sa s’ka dalë

Në fillim të shkurtit Google ka ndërmend të publikojë më shumë detaje për sistemin e vet për kompjuterë tablet, e zhvilluesve tanimë po ua dërgon versionet zhvilluese.

Google ka filluar të dërgojë ftesa për ngjarjen e caktuar për 2 shkurt, kur kompania ka për qëllim të prezantojë në më detaje sistemin operativ Android 3.0. Ky version i Androidit bart emrin koduese Honeycomb, e Google është duke e dizajnuar posaçërisht për pajisje të ekraneve më të mëdha, para së gjithash për kompjuterët tablet.

Kompania tanimë ka filluar t’u shpërndajë zhvilluesve edhe versionin preview të paketës 3.0 SDK të Android, në mënyrë që ata të janë në gjendje të testojnë aplikacionet e tyre dhe t’i përgatisin për versionin përfundimtar i cili do të paraqitet së shpejti.

Ani pse ende bëhet fjalë për një sistem në zhvillim e sipër, Google thekson paraqitjen e re grafike të ri për përdorues, mbështetjen kualitative për grafikën 2D e 3D si dhe të gjitha mënyrat e reja të lidhjeve dhe opsioneve të dedikuar për përdoruesit afarist.

Është e qartë se Honeycomb është pothuajse gati, e informatat për kohën e saktë të paraqitjes së tij mund t’i presim brenda pak ditësh. /Telegrafi/