LAJMI I FUNDIT:

Honda prezanton modelin Accord në 14 korrik (Foto)

Honda prezanton modelin Accord në 14 korrik (Foto)

Në Detroit të Shteteve të Bashkuara, më 14 korrik do të prezantohet modeli tërësisht i ri Accord.

Prodhuesi japonez Honda nuk i ka dhënë detajet, por ka njoftuar se ato do të bëhen të ditura në orën 11 të paradites, teksa gjithçka transmetohet në YouTube, transmeton Telegrafi.


Modeli Accord që lansohet më 14 korrik

Deri më tani, ka pasur vetëm imazhe që e tregonin derisa testohej nën shtresën për kamuflazh, si dhe informata jozyrtare se ka 278 kuajfuqi.

Vetëm një fotografi zyrtare është lansuar deri më tani, ku shihet makina që ngjanë shumë me modelin Civic, megjithëse ka kapakun më të rrumbullakët dhe dritat LED kanë formë tjetër. /Telegrafi/