LAJMI I FUNDIT:

Honda Pilot lansohet si Black Edition

Honda Pilot lansohet si Black Edition

Makina SUV ka arritur edhe në versionin, me dukje shumë më ndryshe

Rifreskimi i Pilot SUV në versionin Black Edition, e ka sjellë këtë makinë me tri rradhë ulësesh, me ndryshime në stil, shtim të teknologjisë dhe mundësi të përditësimit të softuerit nga largësia, transmeton Telegrafi.


Tashmë që është lansuar, do të fillojë edhe shpërndarja e modelit Pilot Black Edition, që është i dyti Honda që vjen me këtë version, pas i njëjti është përdorur edhe te Ridgeline.

Derisa shpejtësia shkon në të katër rrotat, nëpërmjet nëntë shpejtësive automatike, në Black Edition është punuar që të ketë edhe siguri të lartë. Shoferi do të ketë shumë lehtësira në ngasje, derisa do të njoftohet edhe për ndonjë përplasje të mundshme.

Dallimi nga çmimi bazë dhe pakoja e plotë për Honda Pilot Black Edition, ka dallim të madh, meqenëse fillon nga 29 mijë euro, derisa për të gjitha opsionet duhet paguar 45 mijë euro. /Telegrafi/