LAJMI I FUNDIT:

Honda mund të lansojë vitin që vjen, modelin e ri Civic Type R (Foto)

Honda mund të lansojë vitin që vjen, modelin e ri Civic Type R (Foto)

Dokumentet që kanë rrjedhur së fundmi në internet, tregojnë se Honda është duke krijuar një model të ri Civic Type R, që do të lansohet gjatë vitit që vjen.

Madje, kjo makinë pritet të kushtojë nën 30 mijë euro, që është shumë më e lirë se modelet e tanishme që kushtojnë afro 35 mijë euro, transmeton Telegrafi.


Nuk janë bërë të ditura detajet që do t’i ketë kjo veturë sportive, për të cilën është thënë se do të jetë praktike dhe lehtë e manovrueshme në trafik.

Zyrtarë të kompanisë nuk kanë konfirmuar lidhur me rastin, vetëm se kanë pohuar është një model që do ta prezantojnë së shpejti. /Telegrafi/