LAJMI I FUNDIT:

Honda Civic Type R siguron edhe një trofe në garë shpejtësie (Foto)

Honda Civic Type R siguron edhe një trofe në garë shpejtësie (Foto)

Fillimisht ishte Nurburgringu, pastaj Magny-Course, kurse tani edhe Spa-Francochamps

Prodhuesi japonez Honda, është i paepur të tregojë se sa i fuqishëm është Civic Type R dhe për ta dëshmuar këtë, e ka dërguar në disa prej garave më të rëndësishme evropiane, transmeton Telegrafi.


Deri më tani kaloi me sukses nëpër Nurburgring të Gjermanisë, njëjtë ndodhi edhe në Magny-Course që për një kohë të gjatë ishte shtëpi e French Grand Prix.

Kësaj radhe Honda ka shkuar më në veri, duke marrë pjesë në Spa-Francochamps të Belgjikës, shtegun e së cilës e kaloi për 2:53.72.

Kjo është për tre sekonda më shpejtë, se rekordi i mëparshëm që është vendosur më 2016… nga Civic Type R i mëparshëm.

I njëjti model, ka fituar edhe tri trofe tjera, që janë zhvilluar në kontinentin e vjetër, por Honda është e vendosur që ta mposhtë paraardhësin, duke siguruar trofe me versionin e ri.

Meqenëse ka angazhuar pilot të ri për gara, mund të pritet që në të ardhmen të fitojë edhe trofe të ri me këtë model. /Telegrafi/