Holanda luan vetëm për fitore në udhëtim te Mali i Zi, formacionet zyrtare

Kombëtarja e Malit të Zi dhe ajo e Holandës kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës kualifikuese për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Tulipanët janë mysafir të malazezëve në takimin e vlefshëm për Grupin G, takim që zhvillohet në ‘Podgorica City Stadium’ nga ora 20:45.
Ekipi i Louis van Gaal synon fitoren e pestë radhazi, pasi çdo rezultat tjetër do t’ia komplikonte kualifikimin për në Katar.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Formacionet zyrtare Mali i Zi: Sarkic; Vukcevic, Savic, Vujacic, Radunovic; Jovovic, Jankovic, Osmajic, Tomasevic; Haksabanovic, DjurdjevicHolanda: Biljow; Dumfries, De Vrij, Van Dijk, Blind; Klaassen, Frenkie De Jong, Wijnaldum; Malen, Memphis Depay, Danjuma./Telegrafi/




































