LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla priti në takim ambasadoren holandeze, flasin për menaxhimin e pandemisë dhe vaksinat antiCOVID

Gërvalla priti në takim ambasadoren holandeze, flasin për menaxhimin e pandemisë dhe vaksinat antiCOVID

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, sot ka pritur në takim ambasadoren holandeze në Kosovë, Carin Lobbezzo, nga e cila ka marrë përgëzime për detyrën e re.

Të dyja bashkëbisedueset kanë përmendur marrëdhëniet e mira bilaterale midis dy shteteve, duke shprehur gatishmërinë për avancimin e mëtejmë të tyre.

“Është biseduar për situatën me menaxhimin e pandemisë dhe është thënë se sigurimi i vaksinave për qytetarët e Kosovës është prioritet i Qeverisë së Kosovës, të mbështetur edhe nga partnerët ndërkombëtarë”, thuhet në njoftimin e bërë për media.


Tutje, në njoftim thuhet se ministrja Gërvalla ka falënderuar shtetin holandez për mbështetjen dhe njëherësh ka kërkuar vazhdimin e bashkëpunimit në ekonomi, shëndetësi, bujqësi dhe kulturë.

Në këtë kontekst, ministrja Gërvalla ka shfaqur bindjen se shteti holandez do të vazhdojë t`i qëndrojë afër Kosovës edhe në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Lajme
Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim

Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim

Lajme
Raportohet për një person të vrarë në Skenderaj

Raportohet për një person të vrarë në Skenderaj

Kronika e Zezë
Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan

Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese

Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese

Lajme
Kalo në kategori