LAJMI I FUNDIT:

Hodhi në lumë Mazdan e të dashurit që e tradhtoi, kur e nxorën pas 20 vitesh aty gjetën edhe pesë makina tjera

Hodhi në lumë Mazdan e të dashurit që e tradhtoi, kur e nxorën pas 20 vitesh aty gjetën edhe pesë makina tjera

Aty ishin gjithsej gjashtë makina klasike, që nuk dihet se si kanë përfunduar aty

Duket shumë e dhimbshme, kur shihet ndonjë makinë klasike, që mbledhë pluhur në ndonjë garazh dhe nuk merr trajtimin e duhur si pjesë e ndonjë koleksioni, transmeton Telegrafi.

Por, duket edhe më e dhimbshme, kur një makinë klasike si Mazda RX-7 nxirret nga thellësia e një lumi, ndërsa është zhytur në tërësi në baltë.


Kjo makinë, ishte hedhur 20 vite më parë në një lumë në Oregon të Shteteve të Bashkuara, nga një grua e mllefosur në të dashurin që e kishte tradhtuar.

Historia i ka lënë shumë përshtypje Adventures with Purpose, që është një kanal në YouTube, që merret me nxjerrjen e makinave nga ujërat.

Me pajisjet e duhura dhe përkushtimin e grupit, është arritur që pas 20 vitesh, të nxirret kjo Mazda nga thellësia, ndërsa kishte gjendje mjaft të mirë dhe ishte mjaft e ruajtur.

Bashkë me këtë makinë, ishin edhe pesë makina tjera, mes të cilave edhe një Ford Mustang dhe një Chevrolet LUV, që nuk dihet se si kanë përfunduar aty.

Brenda një kohe të shkurtër, ka mundësi të punohet që të nxirren edhe këto makina, që janë më thellë në lumë. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Furgoni i ri luksoz i Mercedes duket se ka ardhur nga e ardhmja

Furgoni i ri luksoz i Mercedes duket se ka ardhur nga e ardhmja

Auto
Pse shumica e veturave të reja nuk kanë gomë rezervë?

Pse shumica e veturave të reja nuk kanë gomë rezervë?

Auto
BMW prezanton prototipin më të fuqishëm Vision Driving Experience

BMW prezanton prototipin më të fuqishëm Vision Driving Experience

Auto
Mendohej se për një kohë të gjatë nuk do ta thyej askush, por rekordi i Alonsos i takon të kaluarës – gjithçka u arrit me veturën McMurty Speirling

Mendohej se për një kohë të gjatë nuk do ta thyej askush, por rekordi i Alonsos i takon të kaluarës – gjithçka u arrit me veturën McMurty Speirling

Auto
Renault serik më i shtrenjtë i prodhuar ndonjëherë në histori të kompanisë franceze

Renault serik më i shtrenjtë i prodhuar ndonjëherë në histori të kompanisë franceze

Auto
Musk do të reduktojë rolin në Doge pas rënies së fitimeve të Tesla

Musk do të reduktojë rolin në Doge pas rënies së fitimeve të Tesla

Auto
Kalo në kategori