LAJMI I FUNDIT:

Hodhën mbetjet e kafshëve në lumë, dënohen me nga 700 euro thertoret në Gjilan

Hodhën mbetjet e kafshëve në lumë, dënohen me nga 700 euro thertoret në Gjilan

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka njoftuar se janë gjobitur me nga 700 euro thertoret që hodhën në lumin e qytetit mbetjet e kafshëve.

Përmes një postimi në Facebook, Hyseni tha se gjoba është konform rregullores komunale pasi që është konstatuar ndotja e lumenjve me gjak dhe mbetet fundrrinore.


“Gjatë 24 orëve të fundit nga drejtoria e Inspekcionit, pas inspektimeve në terren dhe sigurimit të dëshmive nga palët ankuese, janë shqiptuar gjobat konform Rregullores Komunale pasi që është konstatuar ndotja e lumenjve me gjak dhe mbetje fundrrinore, e cila është bërë gjatë trajtimit të ujërave të impianteve të dy thertoreve në afërsi.  Lusim të gjithë qytetarët dhe bizneset të shtojmë kujdesin në ruajtjen e ambientit”, ka shkruar Hyseni. /Telegrafi/