“Unë u zhgënjeva që përpjekjet e Shteteve të Bashkuara nuk u përmendën në deklaratën e përbashkët të ministrave gjermanë dhe francezë. Shpresoj për bashkëpunimin e të gjitha palëve”.
Kështu ka thënë Frederick Ben Hodges, bashkëpunëtor i Qendrës në Uashington për Analizën e Politikave Evropiane, në një përgjigje me shkrim për Zërin e Amerikës (në gjuhën serbe) me rastin e thirrjes së përbashkët të Gjermanisë dhe Francës drejt Serbisë dhe Kosovës për të vazhduar sa më shpejt dialogun.
“Unë do të doja të mendoja se kishte një koordinim midis përpjekjeve të Gjermanisë, Francës dhe Bashkimit Evropian dhe përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara. Unë mendoj se përpjekjet e përbashkëta do të ofrojnë shanset më të mira për sukses, sepse ato përfaqësojnë kombinimin më të gjerë të mbështetjes politike dhe ekonomike”, citohet të ketë thënë Hodges, ish-komandant i përgjithshëm i forcave tokësore të SHBA-së në Evropë, përcjell Telegrafi.
Ndërkohë duke folur për Zërin e Amerikës, Matthew Palmer, përfaqësuesi special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, tha se nuk kishte asgjë befasuese në thirrjen e përbashkët të Gjermanisë dhe Francës për të rifillimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës.
“Ne flasim vazhdimisht për këtë. Nuk ka asgjë në atë propozim që është befasuese. Sinqerisht, kushdo që vendos diçka konstruktive në tryezë – bën mirë. Ne do të dëshironim që çështja e formimit të një qeverie në Kosovë të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur… të cilët do të përfaqësojnë Kosovën në bashkësinë ndërkombëtare dhe dialog. Dhe të shohim nëse mund t’i afrojmë Serbinë dhe Kosovën më pranë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve”, citohet të ketë thënë Palmer për Zërin e Amerikës.
Ndryshe, ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Francës, bënë thirrje ditë më parë për rifillimin e menjëhershëm të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën udhëheqjen e Bashkimit Evropian, por tërhoqën vërejtjen se nuk mund të ketë një rrugë të shkurtër për një marrëveshje të shpejtë ndërmjet palëve.
Në një shkrim të përbashkët, ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian dhe ai gjerman, Heiko Maas, thanë se situata e pazgjidhur ndërmjet të dyja vendeve mbetet një faktor destabilizues për Ballkanin dhe sigurinë evropiane.
Në artikull theksohet se “qëllimi i bisedimeve është një marrëveshje e qëndrueshme, gjithëpërfshirëse, ligjërisht detyruese midis Beogradit dhe Prishtinës që zgjidh të gjitha çështjet e hapura dhe ndihmon qëndrueshmërinë rajonale”.
Dy ministrat e Jashtëm kanë thënë ndër tjerash se janë të vetëdijshëm për çështjet e shumta të hapura që duhet të zgjidhen para se të arrihet një marrëveshje, por theksuan se nuk ka një rrugë të shkurtër apo zgjidhje të shpejtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi
Arrestohen dy persona për lëndimin e rëndë trupor të një 23-vjeçari në Ferizaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite