LAJMI I FUNDIT:

HIV/AIDS-i vazhdon me trendin e rritjes

HIV/AIDS-i  vazhdon me trendin e rritjes

1 dhjetori ёshtё Dita Ndёrkombёtare kundёr AIDS-it.

dr. Izet Sadiku, mr. sci.
infektolog

Sot flitet e shkruhet shumё pёr kёtё sёmundje, por do tё duhej qё gjatё tёrё vitit tё ketё njё pёrkushtim mё tё madh jo vetёm tё mjekёve, por edhe tё sferave tjera duke ditur se ky ёshtё njё problem multi-sektorial dhe duke ditur qё personat qё janё tё infektuar me HIV kanё nevojё pёr pёrkrahje tё vazhdueshme.

Vazhdon trendi i rritjes së HIV/AIDS në botë. Sipas të dhënave të UNAIDS numri i të infektuarve në botë ka arritur rreth 33.3 milion prej tё cilëve 30.8 milion janё tё rritur, 15.9 milion femra dhe 2.5 milion fёmijё nёn moshёn 15 vjeçare.


Nё vitin 2009 nё botё janё infektuar 2.6 milion persona tё rinj prej tё cilёve 2.2 milion janё tё rritur dhe 370 000 fёmijё. Në vitin 2009 në botë kanё vdekur 1.8 milion prej tё cilёve 2.6 milion tё rritur dhe 260 000 fёmijё.

Çdo ditë nё botё infektohen rreth 14000 njerëz e rreth 8200 njerëz vdesin në ditë nga HIV/AIDS-i.

Krahas rritjes së numrit të HIV/AIDS-it në botë janë rritur edhe fondet për luftimin dhe parandalimin e HIV/AIDS-it. Në vitin 2001 ky fond ka qenë 2.1 bilion dollarë, ndërsa tani fondi për AIDS ka qenë mbi 6.1 bilion dollarë.

Kosova ende bën pjesë në grupin e vendeve me prevalencë të ulët të HIV/AIDS-it. Kosova ka 82 raste të evidentuara si HIV/AIDS që nga viti 1986 kur është raportuar për rastin e parë. Ky numër është i vogël krahasuar me përmasat me të cilat kjo sëmundje ka përfshirë botën. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se Kosova e ka fituar luftën me HIV/AIDS-in, përkundrazi duhet angazhuar në mënyrë të vazhdueshme që numri i të infektuarve me HIV të jetë sa ma i vogël.

Kosova bën pjesë në grupin e vendeve më faktorë të lartë të rrezikut siç janë; migrimet e mëdha të popullsisë, numri i madh i shtëpive publike ku shumica e punëtoreve te seksit komercial janë nga vendet ku HIV/AIDS-i është më i madh se ne Kosovë (nga Moldavia, Bullgaria, etj), rritja e numrit të injektueseve intravenoz të drogave, të gjitha këto e bëjnë që Kosova të jetë një vend i rrezikuar nga infeksioni me HIV/AIDS.

Edhe në Kosovë sidomos pas lufte janё angazhuar tё gjitha institucionet qeveritare dhe joqeveritare në parandalimin dhe luftimin e HIV/AIDS-it.

Gjatë kësaj periudhe kohore Institucionet Qeveritare dhe Joqeveritare të Kosovës kanё pas shumë aktivitete pёr informim dhe edukim të qytetarëve, janё hapur Qendrat për Këshillim dhe Testim Vullnetar për HIV/AIDS, ka filluar trajtimi me terapi Antiretrovirale i tё sëmurёve me AIDS.

Në kuadër të këtyre angazhimeve njëra prej arritjeve të institucioneve të Kosovës është Plani i Strategjisë të Kosovës për HIV/AIDS për periudhën e ardhshme 2009-2013.

Tani është koha që të diskutohet sa ka arritur të realizohet Plani-Strategjik i Kosovës pёr HIV/AIDS dhe pastaj të filloj formimi i mekanizmave qё janё pёrgjegjёse pёr pёrkrahjen e realizimit tё kёtij plani.

1 dhjetori ёshtё Dita Ndёrkombёtare kundёr AIDS-it. Sot flitet e shkruhet shumё pёr kёtё sёmundje, por do tё duhej qё gjatё tёrё vitit tё ketё njё pёrkushtim mё tё madh jo vetёm tё mjekёve, por edhe tё sferave tjera duke ditur se ky ёshtё njё problem multi-sektorial dhe duke ditur qё personat qё janё tё infektuar me HIV kanё nevojё pёr pёrkrahje tё vazhdueshme.

Kosova duhet të ketë më shumë mbështetje financiare për luftimin e HIV/AIDS-it duke pas parasysh qё numri i personave qё kanё nevojё pёr trajtim nga kjo sёmundje po rritet vazhdimisht.

Një çështje me rëndësi për Kosovën është Grandi e Global Fondit (Found) për HIV/AIDS të cilin Kosova e ka fituar para dy viteve i cili fond do të duhej të shfrytëzoj në mënyrë sa më racionale me qëllim që Kosova të forcoj mekanizimet dhe institucionet për luftimin dhe parandalimin e HIV/AIDS-it në Kosovë.

Shpresojmë për një angazhim dhe përkrahje më të madhe të Qeverisë së Kosovës për parandalimin dhe luftimin HIV/AIDS-it me qëllim që Kosova ta ruaj vendin në mesin e shteteve me prevalencë të ulët të HIV/AIDS-it.
Shpresojmë se kjo do të ndodh.

Autori është koordinator i Qendrës për Këshillim dhe testim Vullnetar për HIV/AIDS në klinikën infektive-Prishtinë

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori