Një burrë nga qyteti argjentinas Salta, ka pranuar publikisht se ai është në fakt lideri nazist Adolf Hitler, icili ka kaluar plot 70 vite duke u fshehur.
Gjatë një interviste dhënë medieve lokale, emigranti gjerman i natyralizuar thotë se në Argjentinë kishte shkuar në vitin 1945 me një pasaportë të falsifikuar të Gestapos, në prag të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Prej asaj kohe, ai quhet Herman Guntherberg, transmeton Telegrafi.
Burri që pretendon se është Hitleri ka hequr dorë nga ideja që të fshihet, pasi që sipas tij nuk ka më edhe arsye sepse shërbimi sekret izraelit Mosad, që nga viti i kaluar ka ndërprerë politikën e saj të përndjekjes së kriminelëve nazist të luftës.
“Shumë njerëz po me akuzojnë për krimet që kurrë nuk i kam kryer. Për këtë arsye jam detyruar të kaloj më shumë se gjysmën e jetës duke u fshehur nga hebrenjtë, dhe ndoshta ky është dënimi më i madh. Jam portretizuar si një njeri i keq vetëm pse kemi humbur luftën. Por, kur njerëzit fillojnë të dëgjojnë versionin tim, ata menjëherë ndërrojnë mendim”, ka deklaruar Guntherberg.
Historianët në përgjithësi pajtohen që Hitleri kishte kryer vetëvrasje më 30 prill të vitit 1945 në Berlin, derisa ushtria e kuqe po futej në kryeqytetin gjerman. Megjithatë, disa historianë besojnë se Fyhreri ka mundur të ikë në Amerikën Latine, siç kanë bërë një numër i madh i nazistëve.
Abel Basti kishte publikuar një libër në vitin 2006 me titullin “Hitleri në egzil”, në të cilën në detaje përshkruhet teoria se Hitleri ka mundur të ikë në Argjentinë. Sipas autorit të librit, Hitleri ka jetuar në atë vend më shumë se 10 vite dhe më pas është zhvendosur në Paraguai, i mbrojtur nga diktatori Alfred Stresner. Basti pretendon se Hitleri kishte vdekur më 3 shkurt të vitit 1971 në Paraguai.
Natyrisht se shumë pak njerëz besojnë në historinë e Herman Guterbergut, përfshirë edhe gruan e tij Angela Martinez. Ajo beson se deklaratat e tij shokuese janë rezultat apo prodhim i demencës. Sipas saj, ai kurrë nuk e kishte përmendur Hitlerin apo nazistët para vitit 2015, kur edhe filluan t’i shfaqen simptomat e Alzhajmerit. Martinez dyshon se burri i saj ka qenë nazist që ndihet fajtor për atë çfarë kishte bërë në të kaluarën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?
Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë