LAJMI I FUNDIT:

Historiku i gjykimit të katërshes së akuzuar për terrorizëm – Si u kapën dhe për çka u dënuan?

Historiku i gjykimit të katërshes së akuzuar për terrorizëm – Si u kapën dhe për çka u dënuan?

Ardian Gjuraj, Nuhredin Skenderi, Mentor Bellaqa dhe Ergim Syla janë katër të akuzuarit, të cilët u dënuan sot me mbi 30 vite burgim për terrorizëm.

Rast ky i gjykuar nga trupi gjykues me kryetaren Valbona Selimaj Musliu dhe anëtarët Valon Kurtaj dhe Mentor Bajraktari. Ndërsa Prokurorinë Speciale e përfaqësoi prokurori Afrim Shefkiu.


Në tetor të vitit 2021, pas tre muajsh nën hetime, Ardian Gjuraj, Nuhredin Skenderi, Mentor Bellaqa, Ergim Syla e Shkodran Krasniqi u arrestuan nën dyshimet për përgatitjen e veprave terroriste pasi ranë pre e shitblerjes së simuluar të implementuar nga Policia e Kosovës.

Të pandehurit akuzohen se janë përpjekur të themelojnë strukturë të organizuar terroriste me ç‘rast janë angazhuar për sigurimin e një arsenal të armëve të ndryshme të zjarrit. Kjo përmes kontaktit të vazhdueshëm me Abu Talha Muhajir, person me gradë të lartë në organizatën terroriste ISIS.

Mbi 30 vite burgim ndaj katër të akuzuarve për terrorizëm
Lexo po ashtu Mbi 30 vite burgim ndaj katër të akuzuarve për terrorizëm

Një mitraloz, tre pushka të tipit AK – 47, gjithsej mbi tetë mijë fishek, gjashtë granata dore, 30 denator të granatave e 16 karikator të AK – 47 janë ato se çka u gjetën të groposur në një bure të plastikës.

Këto sipas aktakuzës ishin gjetur e groposur nga Ardian Gjuraj dhe Ergim Syla.

Përveç këtyre, në shtëpinë e Mentor Bellaqës, aktakuza përshkruan se ishin gjetur 400 eksplozivë të llojit TNT, granatë dore, detonator të granatës, mbi 500 fishekë, pushkë e llojit Zastava etj.

Prokuroria Speciale i akuzon Ardian Gjuraj, Ergim Syla, Nuhredin Skenderin dhe Mentor Bellaqën për përgatitjen e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.

Kurse lidhur me arsenalin e armëve të lartcekur Ardian Gjuraj, Ergim Syla dhe Mentor Ballaqa akuzohen edhe për armëmbajtje pa leje.

Ndërkaq, grupi i të akuzuarve kishin shprehur interes edhe në blerjen e një RPG – je, e njohur si mortajë dore, blera e të cilës armë çoi deri tek arrestimi i të akuzuarve.

Pazari me RPG u implementua si masë e simuluar e shitblerjes nga Policia e Kosovës, operacion ky që mundësoi arrestimin e pesë të akuzuarve.\

Nuhredin Skenderi, siç thuhet në aktakuzë, i kishte dorëzuar shumën prej 2 mijë eurosh tani të dënuarit Shkodran Krasniqi, për blerjen e RPG – së.

Procedura gjyqësore

Pas dyshimeve për përgatitjen e sulmeve terroriste, hetimet për këtë rast filluan me 27 gusht të vitit 2021. Hetime këto të zhvilluara nga ana e Policisë së Kosovës dhe Departamentit Kundër Terrorizmit.

Pas tre muajsh, të akuzuarit u arrestuan, saktësisht me 10 tetor të po atij viti, ndërsa aktakuza u ngrit një vit e dy muaj më pas.

Dyshimet për terrorizëm u konkretizuan në dhjetor të vitit 2022 me rastin e ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale.

Gjykimi filloi as një muaj më pas, në janar të vitit 2023 me seancën e shqyrtimit fillestar.

Në atë seancë, Ardian Gjuraj dhe Nuhredin Skenderi ishin deklaruar se ndihen të pafajshëm për të gjitha akuzat. Ndërkaq Ergim Syla e pranoi fajësinë sa i përket armëmbajtjes pa leje, por që ky pranim u refuzua nga gjykata. Mentor Bellaqa është deklaruar i pafajshëm sa i përket pikës që ka të bëjë me përgatitjen e veprave terroriste.

Në më pak se 2 vite pas ngritjes së aktakuzës, gjykimi preku fundin në dhjetor të vitit që shkoi kur Gjykata i shpalli fajtorë.

Mirëpo shpallja e aktgjykimit nuk ishte seanca që i dha fund këtij gjykimi, pasi u caktua edhe një seancë shtesë për matjen dhe caktimin e dënimit.

Kujtojmë se një seancë e tillë është risi në Kodin e fundit të Procedurës Penale që hyri në fuqi në vitin 2022.

Në këtë seancë prezantuan dy zyrtarë të Shërbimit Sprovues të cilës para gjykatës prezantuan raportin para ndëshkimor i cili u përpilua pas kontaktit me të akuzuarit, familjarët e rrethin e tyre./Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori