LAJMI I FUNDIT:

Historike për Evropën, goditje për Rusinë – shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë – shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Më shumë se tri dekada pas largimit nga Bashkimi Sovjetik, Estonia, Letonia dhe Lituania filluan të shkëputen nga rrjeti elektrik rus dhe t’i bashkohen atij të Bashkimit Evropian.

Procesi dyditor filloi këtë mëngjes, dhe qytetarët u këshilluan të mbushin pajisjet e tyre, të sigurojnë ushqim dhe ujë dhe të përgatiten si për mot të keq, raporton bbc.

Shumë prej tyre u këshilluan të mos përdorin ashensorët, ndërsa në disa zona semaforët do të jenë të fikur. Një orë gjigante, e dizajnuar posaçërisht, do të numërojë sekondat e fundit para kalimit në ceremoninë e nesërme në kryeqytetin e Lituanisë, ku do të marrë pjesë edhe presidentja e BE-së, Ursula von der Leyen.


Të tria kombet do të kalojnë zyrtarisht nga rrjeti që i lidh me Rusinë, i cili ka ekzistuar që nga periudha pas Luftës së Dytë Botërore.

Rrjeti i njohur si Brell, që përfshin Bjellorusinë, Rusinë, Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë, kontrollohet pothuajse në tërësi nga Moska dhe është konsideruar një rrezik për republikat e dikurshme sovjetike, të cilat tani janë pjesë e NATO-s.

Përkundër faktit se asnjë nga këto shtete nuk ka blerë energji elektrike nga Rusia që nga viti 2022, lidhja e tyre me rrjetin Brell i ka lënë ata të varur nga Moska për furnizimin me energji.

Pas shkëputjes, tre shtetet do të kryejnë teste të frekuencës përpara se të integrohen në rrjetin evropian përmes Polonisë të dielën.

“Tani po e heqim mundësinë e Rusisë për të përdorur sistemin energjetik si një mjet të shantazhit gjeopolitik”, tha ministri i Energjisë i Lituanisë, Zygimantas Vaiciunas, për agjencinë e lajmeve AFP.

“Ky është kulmi i përpjekjeve që kanë zgjatur më shumë se 10 apo 20 vjet për të ulur varësinë energjetike. Kur shtetet baltike iu bashkuan BE-së dhe NATO-s, të gjithë thoshin se ato ishin ishuj energjetikë që ende varej nga ky rrjet i përbashkët i energjisë me Bjellorusinë dhe Rusinë”, shtoi profesori David Smith nga Njësia e Kërkimeve të Baltikut në Universitetin e Glazgovit për BBC.

Tensionet mes shteteve baltike dhe Rusisë, të cilat ndajnë një kufi prej 874 km, janë rritur që nga pushtimi rus në Ukrainë në shkurt të vitit 2022.

Që nga atëherë, një seri sabotimesh të dyshuara që lidhen me rrjete elektrike dhe gazsjellës në Detin Baltik kanë shkaktuar frikë se Moska mund të reagojë ndaj kalimit në energjinë e BE-së. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa
Trump ia ndërpret Bidenit qasjen në informacionet e klasifikuara: Joe, je i pushuar nga puna

Trump ia ndërpret Bidenit qasjen në informacionet e klasifikuara: Joe, je i pushuar nga puna

Amerika
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Në momentin e fundit, Gjykata pezullon vendimin e Trumpit për punëtorët e USAID-it

Në momentin e fundit, Gjykata pezullon vendimin e Trumpit për punëtorët e USAID-it

Amerika
Trudeau paralajmëron: Trump nuk po bën shaka, ai dëshiron ta aneksojë Kanadanë

Trudeau paralajmëron: Trump nuk po bën shaka, ai dëshiron ta aneksojë Kanadanë

Amerika
Lirohen tri pengje izraelite dhe mbi 180 të burgosur palestinezë

Lirohen tri pengje izraelite dhe mbi 180 të burgosur palestinezë

Azia
Kalo në kategori