LAJMI I FUNDIT:

Historianët e Deçanit, deputetëve: Mos e votoni copëtimin e Kosovës

Historianët e Deçanit, deputetëve: Mos e votoni copëtimin e Kosovës

Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, në vazhdën e saj për të kundërshtuar Marrëveshjen e Demarkacionit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, sot u ka dërguar letër të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Në këtë letër, historianët u kanë shkruar deputetëve, që të mos votojnë, siç thonë ata, copëtimin e Kosovës, pasi historia do t’i gjykojë.

Lexoni të plotë letrën e historianëve të Deçanit:

“Kanë mbetur edhe disa orë, deri kur në Kuvendin e Republikës se Kosovës, në vendin me të lartë legjislativ të vendit tonë, të filloj diskutimi dhe me pas miratimi i Marrëveshjes për Demarkacionin në mes të Republikës se Kosovës dhe Republikës se Malit të Zi.

Ky është një moment i kthesë se madhe në historinë e Kosovës të pas luftës çlirimtare e cila përfundoj me lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.

Fati i popullit tonë është në gishtat tuaj. Ju e keni në dorë që të vendosni copëtimin e Kosovës apo të i thoni jo copëtimit të Kosovës. Emrat e juaj, tashme janë pjesë e historisë se vendit tonë. Një pjese e juaj jeni nënshkrues të aktit të pavarësisë se 17 shkurtit të vitit 2008, një pjesë tjetër e juaj jeni aktivistë të devotshme të viteve ’90 të shekullit XX, dhe një pjese e juaja jeni pjese e pa ndashme e luftës se lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të dashur deputet dhe deputete të Kuvendit të Republikës se Kosovës,

Me 1 shtator 2016, emrat e juaj përsëri do të hynë në histori, por kësaj herë hyrja aty ka një kushte, e kusht i cili është në duar e juaj. Të gjithë ju duke i thënë jo Demarkacionit më Malin e Zi, do të mbeteni për herë burra e burrnesha të pa  vdekshëm, ndërsa ju që do të i thoni po Demarkacionit me Malin e Zi, do të mbeteni për herë në faqen e zezë të historisë se vendit tonë.

Ju që do të i thoni po Demarkacionit me Malin e Zi, do të i leni gjurmë te zezë vetës tuaj, familjes dhe fëmijëve tuaj.

Ne, vlerësojmë dhe kemi vlerësuar si dhe e përsërisim prapë, që komisioni shtetëror i kryesuar  nga Murat Meha, ka bërë punë skandaloze, duke lenë pjesë të  tera të Kosovës jashtë kufinjë të saj.

Ju të nderuar deputet dhe deputete të Kuvendit të Republikës se Kosovës duhet të dini se kufinjët e Kosovës i kanë vendosur gjaku i shumë e shumë dëshmorëve të kombit, e jo lapsi i Murat Mehës dhe pjesë se tjetër të komisionit. Ju duhet të dini se në brendës të komisionit qeveritar ka njerëz që janë skandaloz, që kanë një të kaluar jo të mirë kombëtare e profesionale.

Të nderuar deputet e deputete të Kuvendit të Republikës se Kosovës,

Me votë kundër Demarkacionit me Malin e Zi, do të mbroni interesin e përgjithshëm të qytetarëve të Kosovës, do të ndalen s humb procese të tjera të liga për popullin tonë.

Në fund të kësaj letra, ju lutemi kujtoni delegatët e Kuvendit të Prizrenit të korrikut të vitit 1945, delegat ë cilët i than po aneksimit të Kosovës nga Serbia, po ashtu kujtojeni edhe delegatët e Kuvendit të Kosovës të marsit të vitit 1989 të cilët me dëshirë ia  hoqën Kosovës elementin konstituivi, shikojeni se si sot ata i gjykon historia, andaj edhe ju nesër me 1 shtator 2016, jeni para dy rrugëve, ose të i thoni po copëtimit të Kosovës ose të i thoni jo copëtimit të Kosovës.

Vendosni vet, por nesër historia do të gjykoj veprimin e juaj.

Kaloni diktatet dhe vendimet e forumeve të partive, sepse tash jemi në demokraci dhe nuk jemi në sistemin parti-shtet.

Duke ju uruar punë të mbarë, në emër të Kryesisë dhe të gjitha strukturave dhe anëtarësisë se Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ju ftojmë që të i thoni jo Demarkacioni me Malin e Zi dhe i gjithë procesit të kthehet në pikën zero” (sic). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori