Në shtator të vitit 1940 një i ri polak la vendbanimin e tij në Varshavë dhe u vendos në një sektor të qytetit, ku ishin vendosur Schutzstaffel (SS). Tomasz Serafiński e la veten të kapej dhe të dërgohej në kampin e përqendrimit të Auschwitz-it, ku në fund të luftës ishin zhdukur 1.1 milionë të burgosur në dhomat e gazit.
Serafiński nuk ishte i çmendur dhe ai nuk ishte emri i tij i vërtetë. Veteran i luftës së vitit 1939, komandanti i këmbësorisë dhe katolik, Witold Pilecki po planifikonte për t’u infiltruar në kamp dhe për të organizuar aty një lëvizje rezistence kundër pushtuesit nazist.
Ideja ishte formuluar pasi kishte formuar bashkë me komandantin e tij, majorin Włodarkiewicz, ushtrinë sekrete polake, Tap, një embrion i lëvizjes së rezistencës për të vazhduar luftën pas pushtimit të Polonisë dhe që më vonë do të kthehej në Ushtrinë mitike Kombëtare që çoi në kryengritjen e Varshavës. Disa nga anëtarët e parë të Tap-it ishin kapur dhe dërguar në Auschwitz dhe për këtë arsye ai vendosi të infiltrohej në kamp për t’u përpjekur për t’i liruar.
Sipas planit Pilecki do të gjente një identitet fals dhe me dokumente të reja do të kapej gjatë “łapanka-s”. Që nga brenda Auschwitz –it do të mblidhte informacione dhe do të organizonte ish ushtarakët dhe vullnetarët në një milici. Dhe ashtu bëri.
Pilecki/Serafiński mbërriti 39 vjeçar në kamp, njohu disa struktura paraekzistuese, identifikoi ish anëtarët e ushtrisë dhe i organizoi në Bashkimin e Organizatave Ushtarake, ZOW në polonisht. ZOW kishte si detyrë mbledhjen e informacionit, të anëtarëve, mbante moralin, kontrabandonte ushqimin, i dërgonte raporte Ushtrisë Kombëtare dhe qeverisë polake në Londër duke përdorur një radio të vetëpërgatitur dhe po përgatiste një kryengritje të të burgosurve me qëllim çlirimin e kampit.
Organizata bazohej në celula të vogla, brenda kampit, të përbërë nga 5 anëtarë të njohur si “të pestët”. Këto celula nuk njiheshin me njëra-tjetrën në mënyrë që rënia e njërës të mos sillte rënien e të gjithave. Vetem Pilecki kishte një panoramë të përgjithshme. Sipas historianit polak, Adam Cyra, Edward Ciesieslki, një anëtar i ZOW-s e përshkruan kështu fillimin e tij: “U bëra anëtar i një organizate klandestine në Auschwitz. Pas një grumbulli tullash dhe pas disa barakave në ndërtim e sipër, para një zdrukthtari të kampit dhe majorit të ushtrisë polake, Trojnicki u betova për besnikëri ndaj organizatës.”
Raportet e dërguara ishin informatat e para që iu bënë të ditur botës për tmerret e kryera në Auschwitz kundër hebrenjve, por edhe kundër të burgosurve politikë, apo edhe kundër çdokujt me besime fetare të ndryshme si dhe ndaj anëtarëve të minoriteteve rome dhe shinti, të burgosurve rusë si dhe ndaj dëshmitarëve të Jehovait.
Deri në atë moment pak dihej për Auschwitz-in, i cili konsiderohej si një kamp i të burgosurve me përmasa të mëdha dhe jo një kamp i shfarosjes në shërbim të “zgjidhjes përfundimtare” të ideuar nga Adolf Hitleri, derisa u ekspozua nga ZOW.
Sigurisht që të burgosurit e liruar dhe ata që arrinin të arratiseshin kishin informata dhe të dhëna të kodifikuara edhe pse kjo praktikë ishte tejet e rrezikshme. Sigurisht që autoritete e kampit po fillonin të kuptonin atë që po ndodhte dhe ishin të gatshëm për ta çmontuar rrjetin, kjo bëri që në prill të viti 1943 Pilecki vendosi të arratisej pas vrasjes së një numri të konsiderueshëm të anëtarëve të tij.
Arratisja e tij ishte kaq befasuese për nga guximi ashtu sikurse edhe qesharake për nga thjeshtësia. Agjenti i infiltruar dhe dy bashkëpunëtorët e tij neutralizuan një roje, prenë linjat telefonike dhe u arratisën nga ferri pa nevojën e tuneleve, shpërthimeve apo strategjive.
Pilecki iu bashkua Ushtrisë Kombëtare, një organizatë klandestine, besnike ndaj qeverisë polake në ekzil në Britani dhe realizoi një informacion të detajuar dhe përfundimtar për tri vitet e tij në Auschwitz. Ai numëronte se 1.5 milionë persona ishin zhdukur, një numër i ngjashëm me atë të përllogaritur pas lufte. Për fat të keq sqaroi se kampi ishte mjaft i mbikqyrur për të filluar një kryengritje dhe, me mbështetjen e vetme të Ushtrisë Kombëtare meqë edhe aleatët ishin larg Polonisë, kjo ide u braktis.
Pati edhe operacione të tjera nga rezistenca. Në gusht të vitit 1944 Ushtria Kombëtare hodhi në zbatim operacionin Stuhia, një seri kryengritjesh në nivel kombëtar kundër gjermanëve mes të cilave ajo e Varshavës ishte më e rëndësishmja. Guerrilasit sulmuan trupat e pushtuesve gjatë 63 ditëve, ndërkohë që ushtria ruse në distancë të afërt nga qyteti ngadalësoi avancimin dhe duket se e lanë qytetin në dorë të gjermanëve. Në fund Ushtria Kombëtare u mund dhe Pilecki u kap rob, këtë herë kundër vullnetit të tij.
U transferua në një kamp të burgosurish dhe jo në atë të shfarosjes dhe aty qëndroi, derisa u çlirua nga amerikanët me mbarimin e luftës. Në vitet e mëvonshme ai dhe bashkëpunëtorët e tij u përballën me një forcë tjetër pushtuese, atë të Bashkimit Sovjetik.
Kur forcat e Hitlerit pushtuan Poloninë në shtator të 1939, trupat e Jozef Stalinit bënë të njëjtën gjë nga lindja dhe e ndanë vendin në dy pjesë. Në ato moment të dy forcat ishin aleatë. Madje diktatori gjeorgjian kishte urdhëruar tanket e tij të frenonin pak kilometra nga Varshava që ndodhej në mesin e një kryengritjeje në vitin 1944 duke i lënë gjermanët të triunfonin.
Pilecki u kap edhe një herë dhe u gjykua nga autoritetet e reja komuniste të Polonisë. U ekzekutua në maj të vitit 1948. Fjalët e tij të fundit ishin: “Rroftë Polonia e lirë!” /Bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Të paktën dhjetë të vdekur – detaje dhe pamje nga të shtënat në një lokal në Queretaro të Meksikës
Publikohen rezultatet e exit poll-eve në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A