Dekada e luftërave, represionit, hiperinflacionit dhe protestave janë dokumentuar nëpërmjet syve të një të riu në një ekspozitë fotografie nga fotografi serb Srdjan Veljoviq.
Fotografi Srdjan Veljoviq thotë se ai po përpiqet të tregojë një histori personale për realitetin e përmbysur të Serbisë së viteve 1990 me përzgjedhjen e fotografive që ai zgjodhi për ekspozitën e tij për dekadën, e cila hapet të enjten në Qendrën Kulturore Beograd.
Veljoviq tha për BIRN se ai i përket brezit që ishte në fillim të të njëzetave në fillim të dekadës që ai dokumenton.
“Ato ishin vitet më të mira të jetës time. Për shkak të rrethanave, fotografova shumë jetën që po ndodhte përreth meje pa ndonjë qëllim të veçantë,” thotë ai.
Vitet 1990, të para përmes lentës, ishin një dekadë shumë pjellore në Serbi, të paktën për një fotograf.
“Të gjitha këto lloj çrregullimesh – një hap larg nga ajo që njihet si normale – të ofrojnë mundësi. Ke një pasuri të madhe nga kjo situatë shumë e çuditshme,” shpjegon Veljoviq.
Ai thotë se në atë kohë, ai e shikonte si normale situatën, por tani është e qartë se realiteti ishte shtrembëruar krejtësisht.
Ekspozita, sugjeron ai, është për dëshirën dhe përpjekjen për të krijuar një hapësirë normaliteti dhe lirie në një vend të trazuar nën sundimin e Sllobodan Millosheviçit dhe Partisë së tij Socialiste të Serbisë.
Nën sundimin e Millosheviçit, kishte luftëra në Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë, dhe ajo dekadë është pranë kohës që NATO nisi bombardimet në Jugosllavi.
Millosheviçi dha dorëheqjen pas demonstratave masive në vitin 2000 dhe më pas u arrestua dhe ekstradua në Gjykatën e OKB-së në Hagë për të dalë në gjyq për krime lufte.
Veljoviç tha se ai iu rikthye arkivave të tij dhe u përpoq të gjente një histori që do t’i jepte kujtim përzgjedhjes së tij, ndërsa do t’i referohej gjithashtu rrethanave më të gjëra sociale.
“Shumë shpesh gjithçka është për veprime të vogla subversive”, shpjegon ai.
Ai thotë se edhe pse fotografitë në ekspozitë janë shumë të ndryshme, dy nga temat e tij kryesore janë Ushtria Popullore Jugosllave në fillim të dekadës dhe bombardimi i NATO-s në vitin 1999.
“Midis këtyre dy pikave, kam situata të ndryshme në lidhje me të qenit i shoqërueshëm dhe subjektivitetin, fillimisht është skena tekno serbe e viteve 1990 dhe kam disa situata në lidhje me muzikën turbo-folk,” shpjegon ai.
Tekno dhe turbo-folku (një version pop i muzikës tradicionale ballkanase) shiheshin si polet e kundërta të spektrit kulturor dhe politik midis të rinjve në vitet 1990 në Serbi.
Pamjet e Veljoviçit të një klubi nate pluskues në lumin Sava dhe nga një festim tradicional folk në kështjellën Kalemegdan të Beogradit janë fotografi të lumtura, pavarësisht klimës politike në atë kohë, thotë ai, “sepse ky lloj aktiviteti ishte shumë i rëndësishëm që njerëzit të mbijetonin një tjetër pjese jete që ishte shumë e komplikuar”.
Në atë kohë, ai nuk punonte për para, vetëm për vete, dhe i vetmi telash me të cilin ai është përballur ndonjëherë ishte kur fotografoi një urë matanë Danubit në Novi Sad e cila ishte bombarduar nga NATO në vitin 1999.
“Pas kësaj, na ndaluan dhe na morën në pyetje, sepse ishte e ndaluar të bëheshin foto”, risjell në mendje ai.
Edhe ose ishte një kohë shumë e hidhur, ai thotë se u përpoq të shikonte anën e saj më të shndritshme në ekspozitë, përcjell kallxo.com.
“Rastësisht, disa nga emocionet e mia personale nga ajo kohë janë të bukura, sepse në atë kohë më ndodhën gjëra të bukura,” shpjegon ai.
Pavarësisht problemeve të tyre, jeta sociale e njerëzve në vitet 1990 në Serbi ishte më e pasur, para se zhvendosej në sferën virtuale, shprehet ai.
“Atëherë njerëzit jetonin më shumë në një mënyrë më sociale”, kujton ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova nuk përfshihet në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Afro 1 milion e gjysmë banorë të regjistruar në Kosovë – brenda pesë ditëve mbyllet procesi
Panxha letër publike zëvendësministres Gashi, e akuzon për vjedhje të konceptit 'Made in Kosova'
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke
Mitsotakis: Iniciativë provokuese, e paligjshme dhe e palejueshme e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron