LAJMI I FUNDIT:

Historia e shtëpive-shkolla, në Kosovën e kohës së Millosheviqit (Video)

Historia e shtëpive-shkolla, në Kosovën e kohës së Millosheviqit (Video)

Ndër goditjet e para që regjimi i Sllobodan Millosheviçit i dha shqiptarëve të Kosovës në vitet ‘90 të shekullit të kaluar, ishte përpjekja për shkatërrimin e arsimit shqip, duke i dëbuar nga objektet e shkollave të mesme dhe universitare.

Shumë shqiptarë ndërmorën në atë kohe një akt të rrezikshëm: shndërruan shtëpitë në shkolla, të cilat më pas u bënë dhe objekt i sulmeve serbe.


Familja Aliu ofroi pesë objekte banimi në shfrytëzim të shkollave ku u arsimuan nëntë gjenerata.

Kjo bëri që pas ndërhyrjes së NATO-s, familja Aliu të sulmohej fillimisht nga paramilitarët, të cilët hasën në rezistencë dhe si pasojë mbetën të vrarë së paku tetë prej tyre. Më pas shtëpitë u sulmuan edhe nga njësitë e rregullta serbe, të cilat para se të largoheshin dogjën gjithçka brenda shtëpisë-shkollë.

Ahmet Aliu, pronar i një shtëpie-shkollë në Prishtinë, pas 24 vjetësh kujton me emocione të forta ditën e parë, kur në oborrin e familjes së tij erdhën nxënësit e Gjimnazit “Sami Frashëri”.

“Ka qenë një kënaqësi shumë e madhe. Nuk mund të përjetoj kënaqësi më të madhe se kur kanë ardhur nxënësit. Kurrë nuk kam patur një problem me ata nxënës, gjithmonë janë sjellë mirë. Edhe në ëndërr i shoh tani”, tregon ai i përlotur.

Xhevrie Mehmeti, ish-nxënëse e asaj kohe, thotë se të gjithë arsimin e mesëm dhe të lartë e ka kryer në shtëpi-shkolla, por që sipas saj, nuk do të mund të ishte më mirë.

Teksa pas 20 vjetësh ecën në rrugicat e lagjes periferike ku ishte shkolluar, ajo kujton momente të rëndësishme të jetës.

“Kemi mësuar bashkë me shokun. Ai ka mësuar në këtë klasën këtu, ndërsa unë në këtë klasën këtu”, thotë ajo.

Profesori Anton Berishaj, atë kohë zëvendësdekan i Fakultetit Filozofik, tregon se ishte vullneti i madh për punë ajo që e mbajti të gjallë arsimin në Kosovë.

“Diçka nuk ka munguar, entuziazmi. Entuziazmi ka qenë një forcë jashtëzakonisht e madhe e cila e ka mbajtur gjallë frymën e mësimit. Ne e ndjenim veten shumë mirë kur shkonim të mbanim mësim, edhe pse nuk kishim ku të uleshim”, ka thënë Berishaj.

Secili nga profesorët, studentët dhe nxënësit, një gjë e kishin të qartë, që përkundër presioneve dhe kushteve, asimi në gjuhën shqipe duhej të vazhdonte, siç edhe ka ndodhur.

“Me rëndësi ka qenë gjithnjë që ne absolutisht nuk guxonim të ndaleshim”, thotë më tej Berishaj.

Ish-nxënës që kanë studiuar në shkollën-shtëpi të familjes Aliu në Prishtinë kanë ndërmarrë një nismë për ta shndërruar atë në muze. /Top Channel/

Në trend Lajme

Më shumë
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Policia ndalon një person në Prishtinë, i njëjti gjuan nga dritarja e ballkonit mbi dy kg marihuanë dhe ikë

Policia ndalon një person në Prishtinë, i njëjti gjuan nga dritarja e ballkonit mbi dy kg marihuanë dhe ikë

Kronika e Zezë
Në 11 komuna u shty afati i regjistrimit të popullsisë edhe për një javë, ASK pritet të njoftojë për planin e veprimit

Në 11 komuna u shty afati i regjistrimit të popullsisë edhe për një javë, ASK pritet të njoftojë për planin e veprimit

Lajme
Humb jetën një person në Prizren, dyshohet se kishte kontakt me rrymë

Humb jetën një person në Prizren, dyshohet se kishte kontakt me rrymë

Kronika e Zezë
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori