LAJMI I FUNDIT:

Historia e jashtëzakonshme e Sanije Deskut, sakrifica e saj ekstreme për të ndihmuar Malishevën

Historia e jashtëzakonshme e Sanije Deskut, sakrifica e saj ekstreme për të ndihmuar Malishevën

Sanije Desku është një grua fisnike që historia e saj është e jashtëzakonshme dhe e denjë për skenarë filmash.

E lindur në Drenicë e pastaj e rritur në Mitrovicë, Sanija kishte përfunduar si mjeke në Malishevë.


Ajo për RTV Dukagjinin tregon se pas diplomimit në vitet ’70-ta ka rastisur të jetë në Rahovec te një shoqe kur po mbahej një mbledhje për Malishevën e që më pas do t’i ndryshonte jeta.

“Në atë mbledhje po flitej për Malishevën dhe po diskutohej se në atë vend nuk kishte as mjekë e as infermiere. E frymëzuar nga libri “Afërdita përsëri në fshat” i thashë shoqes sime nga Rahoveci se do të shkojë unë në Malishevë dhe do të jem mjeke siç ishte Afërdita mësuese”.

Pavarësisht kundërshtimit të shoqes dhe kundërshtimit të babait të saj, Sanija kishte vendosur të shkojë si mjeke në Malishevë.

Ajo tregon se vendi në atë kohë ishte shumë i pazhvilluar, atje ishin vetëm disa dyqane shumë të vogla e një ambulancë e ndërtuar nga guri.

“Shumë herë më është dashur që nga Qafa e Duhles të udhëtojë në këmbë për në Malishevë pasi nuk kishte linja të rregullta të autobusëve”, rrëfen Sanija, përcjell Telegrafi.

Drama për banorët e Malishevës në atë kohë do të vinte në kohën kur Sanijes i vjen telegram nga Prishtina se është pranuar në punë në Spitalin e Prishtinës.

“Filluan të qanin të gjitha nënat që ishin në atë moment me fëmijët e tyre në ambulancë. Unë u mundova t’i ngushëllojë me arsyetimin se do t’iu shkonte ndonjë infermiere edhe më e mirë, por ishte diçka e paparashikueshme pasi para meje ishte një infermiere serbe në atë vend. Për 40 fshatra unë isha mjeke, motër e gjithçka. Vendosa ta grisi vendimin dhe të qëndroja në Malishevë”.

Duke parë nevojën e banoreve të atyre fshatrave për shërbime të mamisë, Sanija kishte vendosur të mbarojë edhe shkollimin për Mami.

Profesionin e mamisë do ta ushtronte edhe gjatë periudhës së luftës, kur Sanijen dhe bashkëshortin e saj që është nga Klina e kishin gjetur në Malishevë.

Në atë periudhë Sanije Desku kishte asistuar në rreth 100 lindje në Malet e Berishës e ka ndihmuar shumë persona të prekur nga predhat e serbëve.

Për aktivitetin e saj humanitar në kohë shumë të vështira Sanija ka marrë shumë mirënjohje nga institucionet shtetërore të Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori