LAJMI I FUNDIT:

Historia e gurëve 4000 vjeçar në Spanjë – ishin të “varrosur” nën ujë për 60 vjet, u shfaqën papritur

Historia e gurëve 4000 vjeçar në Spanjë – ishin të “varrosur” nën ujë për 60 vjet, u shfaqën papritur

Mendohet se ishin më shumë se 4000 vjet të vjetër, gurët ‘Dolmen i Guadalperal’ ishin të “padukshëm” për gati 60 vjet – derisa u shfaqën papritur.

Evropa pësoi një verë jashtëzakonisht të nxehtë në vitin 2019. Shtatë stacionet e motit në Spanjë regjistruan temperaturat e tyre më të larta ndonjëherë në qershor, përfshirë temperaturat më të larta se mesatarja dhe thatësira që u regjistruan në të gjithë vendin në korrik dhe gusht.


Sidoqoftë, kushtet e ngrohta atmosferike zbuluan një pamje të papritur në provincën të Caceres, pasi thatësira bëri që të tërhiqet vija bregdetare e lumit Tagus, ndërkaq një monument rreth 4,000-7000 vjeçar doli në mes të rezervuarit të Valdecanas.

I njohur si Dolemen i Guadalperal ose “gurët spanjollë”, monument megalitik që përbëhet me më shumë se 100 gurë graniti, qëndrojnë në këmbë me lartësi deri në 1.2 metra dhe me diametër prej 26 metrave.

Ekspertët pohojnë se ka të ngjarë që gurët paraqesin një lloj tempulli, apo edhe varreza, madje dyshojnë se është një vend tregtar për shkak të vendndodhjes së tij origjinale në brigjet e lumit, që më vonë besohet të jetë plaçkitur nga romakët.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në vitet 20-ta, studiuesi gjerman Hugo Obermaier drejtoi një gërmim të këtyre gurëve, dhe mori disa mostra për t’i studiuar dhe ekspozuar në Berlin.

Megjithëse studimet nuk u botuan deri në vitin 1960, tre vjet më vonë zona u përmbyt nga ndërtimi rezervuarit të Valdecanos, projekt ky që kishte për qëllim të sigurojë ujë dhe energji elektrike në pjesë më pak të zhvilluara të rajonit.

Mirëpo historia nuk përfundon me kaq.

Varret megalitike u shfaqën kur nivelet e ujit filluan të zbrisnin gjatë verës me thatësirën e vitit 2019, atëherë ishte edhe hera e parë në 60 vite që “thesari i Guadalperal” u shfaq përsëri.

Pamja e gurëve të lashtë tërhoqi vëmendjen e turistëve dhe ngjalli madje edhe shqetësime.

Thesari ishte pa mbikëqyrje, ndërsa vizitorët u lanë të lirë të prekin monumentin kurse dëmtuan megalitët.

Pas dekadash nën ujë, gurët porozë të granitit kanë filluar të gërryhen; disa janë plasaritur, dhe të tjerët kanë rënë përmbysë.

Kjo nxiti edhe reagimin e banorëve të asaj zone, duke i bërë thirrje qeverisë spanjolle për zhvendosjen e tyre në një vend më të sigurt në mënyrë që të ruhen e të studiohen.

Ata krijuan një peticion në internet për të shpëtuar monumentin, i cili ka tërhequr më shumë se 44,000 nënshkrime.

Mirëpo, Ministria e Kulturës dhe Sportit dhe ajo e Tranzicionit Ekologjik, së bashku me një grup nga Universiteti i Ekstremadura, e konsideruan transportin e megalitëve potencialisht të dëmshëm.

Kështu që institucionet do t’i shpallin gurët si “Pasuri e Interesit Kulturor”, dhe do të ketë mbrojtje maksimale nga shteti i Spanjës.

Me kthimin e shiut në vjeshtën e kaluar, nivelet e ujit të Valdecanas u kthyen në normalitet, ndërsa me gjithë përpjekjet, thesari i Guadalperal është kthyer përsëri nën ujë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Fun
Nuk kishte para për të blerë shtëpi, adoleshenti nga Britania transformon garazhin e prindërve – iu deshën vetëm 15 mijë funte

Nuk kishte para për të blerë shtëpi, adoleshenti nga Britania transformon garazhin e prindërve – iu deshën vetëm 15 mijë funte

Interesante
Policia e Karolinës së Veriut tronditet kur pas raportimit për një hardhucë të madhe gjejnë një iguana mbi një metër të gjatë

Policia e Karolinës së Veriut tronditet kur pas raportimit për një hardhucë të madhe gjejnë një iguana mbi një metër të gjatë

Interesante
Ky specialitet japonez është bërë viral: A do të guxonit ta provonit?

Ky specialitet japonez është bërë viral: A do të guxonit ta provonit?

Fun
I pëshpëriti fjalën më të urryer një Rottweiler, reagimi i qenit ishte një hit

I pëshpëriti fjalën më të urryer një Rottweiler, reagimi i qenit ishte një hit

Fun
Një sfidë e cila vë në pah forcën e muskujve është bërë virale në rrjete sociale

Një sfidë e cila vë në pah forcën e muskujve është bërë virale në rrjete sociale

Interesante
Kalo në kategori