LAJMI I FUNDIT:

Historia e fotografisë që “ndryshoi” fatin e një lufte (Video, +18)

Historia e fotografisë që “ndryshoi” fatin e një lufte (Video, +18)

Gjatë pushtimit të qytetit Hue, vietkongët kishin ekzekutuar pa gjyq më shumë se tremijë burra, gra dhe fëmijë, të dyshuar si mbështetës të qeverisë së Sajgonit. Megjithatë, do të ishte vdekja e një njeriu që do të merrte më shumë vëmendje botërore sesa vrasjet masive: sepse ajo u regjistrua në film.

Në Saigon, oficeri Nguyen Van Lem, kishte prerë personalisht fytin e oficerit të kapur rob nga Vietnami i Jugut, kolonelit Nguyen Tuan, gruas së tij, gjashtë fëmijëve dhe nënës 80-vjeçare.


Më 1 shkurt, Nguyen Van Lem u burgos dhe u sollën para shefit të policisë së Sajgonit, brigadierit Nguyen Ngoc Loan, një mik i kolonelit të vdekur. Ai nxori nga brezi një pistoletë “Smith & Wesson” dhe qëlloi Lemin në kokë.

Vrasjet makabre të kryera nga komunisti Lem e justifikonin ekzekutimin e tij. Por, imazhi i famshëm i fotografit të Associated Press, Eddie Adams, i cili fitoi me këtë foto një çmim Pulitzer, i kushtoi shtrenjtë Amerikës.

Zëvendëspresidenti i Vietnamit të Jugut, Nguyen Cao Ky, shkroi: “Me krismën e një arme, lufta jonë për pavarësi dhe vetëvendosje u shndërrua në një imazh të një ekzekutimi në dukje të pakuptimtë dhe brutal”.

Marrë nga libri i Max Hastings “Vietnam: Një tragjedi epike 1945-75”, që do të dalë në treg në vjeshtë nga shtëpia botuese “HarperCollins”. /Përgatiti: Alket Aliu/