LAJMI I FUNDIT:

Historia e familjes shqiptare që flenë në makinë me djalin 7-muajsh

Historia e familjes shqiptare që flenë në makinë me djalin 7-muajsh

Ku po Florenci këto ditë? “Në makinë. Unë, gruaja ime dhe një fëmijë vetëm shtatë muajsh. Ku gjejmë parkim në fakt, edhe pse unë përpiqem ta mbaj larg nga rrugët e populluara, sepse i vogli trembet”.

Kjo është historia e Florencit dhe familjes së tij, me origjinë shqiptare, që të prek zemrën.


Katër ditë më parë ai u dëbua nga Milano dhe tani po i kalon ditët mes rrethit shoqëror dhe është në kërkim të një apartamenti.

“Çdo gjë që kemi pasur e kemi ngarkuar në makinë. Për fat të keq këtu në Bolzano ne nuk kemi të afërm që mund të na ndihmojnë ose të na presin në banesë. Përpiqemi të shtrëngojmë dhëmbët për të kapërcyer këtë kohë shumë të vështirë. Shqetësimi ynë i vetëm është të sigurohemi që djali ynë nuk do preket nga ky incident. Kur të rritet nuk do t’i kujtohet, por në mënyrë të qartë është mosha e tij më delikate”.

Florenci nuk flet italisht mirë, por ku ka vështirësi në të shprehur ndërhyn gruaja e tij për ta ndihmuar. Njëzëri në mënyrë të vendosur dhe prekëse thonë:

“Nuk do ikim nga Bolzano, sepse kjo është ajo ku ne duam të kemi jetën tonë dhe nuk e meritojmë këtë”.

Historia e këtij dëbimi, në fakt, është kontroverse, sipas avokatit të familjes, Paolo Polizzi i cili ka një studio në Milano.

Është një version i njëanshëm, por tregon për atë që ndodhi.

“Për shkak të disa punëve të rëndësishme të familjes së Florencit nuk kanë paguar qiranë për disa muaj. Ai ka grumbulluar detyrime të prapambetura rreth 3650 euro. Pronarët e shtëpisë e kanë hedhur në gjyq duke kërkuar pagesën”.

Në këtë pikë, gjyqtari i gjykatës administrative të Bolzanos e ka vendosur ekuilibrin brenda katër ditëve.

“Një periudhë kohe, shumë, pothuajse shumë të shkurtër”, tha avokati duke e quajtur paradoksale situatën edhe pse tani paratë janë paguar, përcjell Panorama.

Gjykatësi ka vendosur dëbimin e familjes shqiptare nga banesa. E ndërsa të gjendet një zgjidhje në procesin gjyqësor, familja vazhdon të flejë në makinë.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori