LAJMI I FUNDIT:

Historia dhe shkrimi i teksteve të historisë

Kohët e fundit gjithnjë e më shpesh dëgjohet fjalia “T’u lëmë historinë historianëve, të mos merremi me histori”. Kjo tingëllon bukur, por në fakt është një idiotizëm i llojit të vet. Historianët janë për t’i nxjerrë në dritë faktet, por edhe për t’i komentuar ato në dritën e fakteve tjera. Historia dhe tekstet e historisë janë dy gjëra të ndryshme.

Historia është shkencë kurse shkrimi i teksteve të historisë është politikë


Kjo sepse nxënësve në shkollë fillore është e pamundur t’iu serviresh gjithë faktet historike. Ata nuk do të mësojnë historinë e gjithë kombeve të botës e as gjithë historinë e kombit tonë.

Ata do të mësojnë gjëra të përzgjedhura nga tekst shkruesit e historisë. Pikërisht kjo përzgjedhje është politikë. Fakte ka si për periudhën e Skënderbeut (1443-1468) si për Lidhjen e Prizrenit (1878-1881), por cilave fakte do t’u japësh më shumë hapësirë para nxënësve kjo është politikë. Fakt është edhe Lidhja e Dytë e Prizrenit (16-20.09.1943) edhe Konferenca e Bujanit (30.12.1943-02.01.1944), por perse nxënësit duhet të mësojnë vetëm për Konferencën e Bujanit e jo për të dyja apo edhe vetëm për Lidhjen e Dytë të Prizrenit?

Cila ishte politika e tekst-shkuesve të historisë deri më tani dhe cila duhet të jetë në të ardhmen ky duhet të jetë një debat politik i përhershëm ashtu siç duhet të jenë të përhershme debatet për politikat zhvillimore.

Tekstet aktuale të historisë disponojnë me sistemin politik dhe orientimet kombëtare

Shkrimi i teksteve të historisë në kohën e Enver Hoxhës ishte plotësisht në funksion të sistemit të tij politik. Shkrimi i teksteve të historisë në këtë kohë është krejtësisht në disharmoni me vlerat demokratike dhe interesat kombëtare. Nuk është se tekstet e historisë nuk kanë ndryshuar fare, por ky ndryshim vetëm sa i bënë me qesharake tekstet e historisë. Nuk ka ndryshim thelbësor çfarë është edhe ndryshimi mes sistemit komunist dhe atij demokratik apo çfarë është ndryshimi në kursin kombëtar shqiptar: nga kursi izolacionist në një kurs të tej-hapur ndaj botës.

Faktet që na i servirnin tekstshkruesit e historisë në kohën e Enverit sa i përket historisë botërore lidheshin me orientimet e politikës së tij të jashtme. Nxënësit në shkollë fillore dhe të mesme kishin mundësi të mësonin në shkollë për historinë e lashtë kineze e hinduse e egjiptiane, për historinë franceze, greke, ruse e serbe, por shumë pak apo aspak për historinë amerikane, angleze, gjermane, italiane, skandinave, etj.

Injorimi i historisë së kombeve mike

Kjo, sepse Enver Hoxha miqtë tradicional të shqiptarëve: gjermanët, anglezet e amerikanët i konsideroi armiq dhe anasjelltas, për miq i konsideroi armiqtë tradicionalë.
Nga këto tekste del se kombi gjerman e italian nuk kanë prodhuar gjë tjetër pos nazizmit e fashizmit.

Në tekstet e historisë përmendet pakëz biografia e profetit Muhamed, por jo edhe periudha e ndritur që pasoi paraqitjen e tij në histori.

Periudha e kalifateve e prezantuar si errësirë

Në filmin e historisë që i krijohet një nxënësi të mirë në shkollat e Kosovës dhe Shqipërisë pas vdekjes së profetit Muhamed pason periudha e errët mesjetare. E vërteta historike është krejt e kundërt: hopi më i madh i zhvillimit njerëzor në të gjitha rrafshet është bërë pikërisht në këtë periudhë. Zhvillimi shkencor, teknologjik, mjekësor, artistik, juridik, ekonomik, moral, kulturor, etj., ka bërë hapin e vet më të madh pikërisht në këtë periudhë.

Injorimi i kësaj periudhe nga tekst-shkruesit kosovarë e shqiptarë të historisë i lë mangët nxënësit në shumë fusha.

Derisa nxënësit nga gjithë Evropa kanë dëgjuar për mbretin e lavdishëm Sallahudin Jusuf ibn Ejub (1138-1193), si një shembull i një mbreti luftëtar fisnik me kod moral të luftës, nxënësit në Kosovë e Shqipëri as që kanë dëgjuar ndonjëherë për këtë emër.

Injorimi i historisë së protektorëve tanë

Është jashtëzakonisht jo-falënderuese që nxënësit shqiptarë mësojnë shumë-shumë pak për historinë e Austro-Hungarisë, shtetit që ka krijuar shqiptarët si komb e Shqipërinë si shtet. Të mos flas për atë që derisa politikanët kosovarë kanë plotë gojën Amerikë, nxënësit kosovarë nuk dinë pothuajse asgjë për historinë e Amerikës. E për me tepër nga edukata që e marrin nga këto tekste shkollore thonë se amerikanët nuk janë komb!

Në trend

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Botë
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Drejtësi
Kalo në kategori