LAJMI I FUNDIT:

Histori e jashtëzakonshme/ Dikur luante për Chelsean dhe Arsenalin, ishte trajner në Ligën Premier, por sot punon taksi në Londër (Foto/Video)

Histori e jashtëzakonshme/ Dikur luante për Chelsean dhe Arsenalin, ishte trajner në Ligën Premier, por sot punon taksi në Londër (Foto/Video)

E filloi karrierën si futbollist në Arsenal, duke qëndruar dy vite tek ‘Topçinjtë’.

John Sitton kaloi në rivalin lokal të Arsenalit, Chelsea në vitin 1974 për të qëndruar deri në vitin 1980 dhe kishte disa paraqitje me blutë e Londrës.

Karriera e tij si futbollist zgjati deri në vitin 1992 ku ndryshoi edhe katër skuadra si Millwall, Leyton, Gillingham dhe Slough Town.


Një fjalim i ashpër dhe me fjalë të rënda fyese ndaj lojtarëve bëri që karriera e Sitton të bëhej tejet e ndjekur në vitin 1995.

Leyton po humbiste 1-0 në pjesën e parë ndaj Blackpool, ndërsa gjatë pauzës prej 15 minutave, Sitton ishte tejet i ashpër me dy lojtarët e tij Barry Lakin dhe Mark Warren, ndërsa kishte përjashtuar mbrojtësin Terry Howard.

Videoja e fjalimit të tij u bë e famshme jo vetëm në Angli por në gjithë botën.

Gjithsesi Sitton tani është një taksist në Londër pasi më nuk kishte gjetur punë si trajner edhe pse provoi Ligën Premier pas vitit 2000 me Leytonin por shkurtimisht dhe pa sukses.

John Sitton me veturën e tij që punon si taksi para shtëpisë së tij në Londër
John Sitton me veturën e tij që punon si taksi para shtëpisë së tij në Londër

Por pasi është duke punuar si taksist në Londër, Sitton ka pasur fatin ta vozisë edhe trajnerin portugez Jose Mourinho sa ishte pjesë e Chelseat, shkruan ‘Daily Mail’, transmeton Telegrafi.

“Jose Mourinho u fut në taksinë time me familjen e tij dhe fillova menjëherë bashkëbisedimin me të. “Sa janë shanset që një trajner i Chelseat të futet në taksinë e një ish-futbollistit të Chelsat” ia thashë këto fjalë dhe portugezi dëshironte të dinte më shumë rreth meje”.

“Natyrisht ne biseduam gjatë dhe i tregova historinë time ndërsa ai më tha “Ty nuk të bënë fare për askënd”, i tha Mourinho duke qeshur.

Sitton duket si një burrë i përbuzur me taksinë e tij nëpër rrugët e Londrës dhe ajo që bënë më së shumti është tu tregojë histori klientëve të tij.

Ai tani është duke bërë gati për ta nxjerrë në shitje librin për autobiografinë e tij.

Gjithsesi gjatë karrierës së tij si trajner, Sitton kishte udhëhequr skuadrën në 59 takime, kishte 11 fitore, 11 barazime dhe 37 humbje. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=L20B881v4gA

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Kërcënuan se do të publikonin foto të Schumacherit të sëmurë rëndë - tani tre persona duhet të shkojnë në burg

Kërcënuan se do të publikonin foto të Schumacherit të sëmurë rëndë - tani tre persona duhet të shkojnë në burg

Formula 1
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Trepça ndezi motorët në fund ndaj Bashkimit për të fituar Kupën e Kosovës

Trepça ndezi motorët në fund ndaj Bashkimit për të fituar Kupën e Kosovës

Super Liga
Deco zbulon pse Barcelona e rinovoi kontratën e Araujos

Deco zbulon pse Barcelona e rinovoi kontratën e Araujos

La Liga
Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

La Liga
Kalo në kategori