Histeria e dënimit publik/mediatik të rastit të Shtërpcës e kalon edhe kufirin e gërditjes. Dënimi është dhënë nga ne edhe pse në realitet dimë fare pak detaje për rastin. Përkundër këtij fakti, nuk mungojnë kualifikimet për arsyen e ndodhisë, ku shumica janë absurde. Merreni me mend, kishte raste që ushtari në fjalë akuzohej për fundamentalist islamik, pasi që sulmi është bërë gjatë festës religjioze serbe. D.m.th. deri këtu ka shkuar akuza vetëposhtruese e disave që veten e quajnë shqiptar.
Po e zëmë që ushtari i FSK-së është plotësisht fajtor dhe se ka gjuajtur me qëllim dhe për pikë të qejfit t’i vrasë dy serbë. Pse duhet ta dënojmë ne (individët) këtë rast? A nuk ia kemi deleguar ne (populli) këtë kompetencë Policisë, Prokurorisë dhe gjykatave?
Është për t’u brengosur se si bëhen thirrje për dorëheqje dhe se si fajësohet edhe FSK-ja. Pse duhet për një individë të akuzohen institucionet kur dihet që fajësia për vepër penale është e karakterit individual?
Kjo tendencë krijon një atmosferë shumë të rëndë dhe të ngjashme me atë të fillimit të majit të vitit 1985 që u quajt “Rasti Martinoviq”. Atëherë, nën presionin e pushtetit qendror (Beogradit) u zhvillua një garë e madhe mes shqiptarëve në pushtet dhe personaliteteve që silleshin rreth pushtetit për t’i dënuar shqiptarët që e kishin “përdhunuar” Martinoviqin. Sidoqoftë, histeria vazhdoi disa ditë derisa vet Martinoviqi tha: “Mos u ngutni burra se vet e kam ba”.
Por, histeria e sotme është më brengosëse se ajo e viteve të 80-ta, që karakterizohej me antishqiptarizëm. Atëherë kishte forcë në shoqëri për të mos i pranuar rastet individuale si të përgjithshme. Madje, kjo histeri nuk ishte e theksuar si sot as në mesin e pushtetarëve shqiptarë. Tashti është rritur numri i dënuesve kujdestarë dhe u është hapur më shumë rruga që për një rast t’i akuzojnë institucionet dhe tërë shqiptarët. D.m.th. kemi ardhur në një situatë të viteve të ’80’ta, me një dallim që atëherë na detyronte pushteti që t’i dënonim këto raste duke e mbrojtur sistemin e huaj, kurse sot e bëjmë vullnetarisht dhe kundër sistemit tonë.
Mentaliteti për paprekshmërinë e serbit hyjnor ka vazhduar duke u tranfsormuar në frikë vullnetare të përhershme “për shkak të situatës”. Ne duhet ta eliminojmë këtë frikë dhe tërë qytetarët e Kosovës, si për të mirë si për të keq, t’i trajtojmë njësoj. Dhe, mbi të gjitha, ta mbyllim gojën deri në momentin kur gjykata nxjerrë vendim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici
Gjesti, G bani dhe Egli kurdisin një plan ‘të rrezikshëm’, i japin dorën njëri-tjetrit edhe për Zarf të Zi
Shtyhet seanca fillestare për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli
Hansi Flick zbulon se si ylli i Barcelonës ‘refuzoi’ të futet në lojë ndaj Valencias
Planet sekrete vazhdojnë: Gjesti dhe G Bani rrezikojnë penalizim me veprimet e fundit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës