LAJMI I FUNDIT:

Hiqni mitiseret nga fytyra: Maska shtëpiake e cila bën çudira! (Video)

Hiqni mitiseret nga fytyra: Maska shtëpiake e cila bën çudira! (Video)

Nëse ju kujtohen këshillat e gjysheve tuaja për kurën dhe bukurinë, koha është t’i aplikoni ato.

Njëra ndër to është maska “shtëpiake” apo vendëse për pikat e zeza, e cila bëhet me xhelatinë dhe qumësht, transmeton Telegrafi.

Përzieni një lugë xhelatinë dhe një lugë qumësht dhe atë përbërje ngroheni në mikrovalë që të shkrihet xhelatina.


Pastaj përbërjen qiteni në hundë dhe në fytyrë, lëreni 5 minuta të ndikojë (gjatë asaj kohe mos qeshni as mos flisni), pastaj hiqeni përbërjen nga fytyra.

Me të do të zhduken mitiseret, si edhe teprica e qelizave të vdekura të lëkurës.

Kur të qëroni shtresën e vdekur të lëkurës, mund të ndodhë që fytyra t’ju bëhet e ndjeshme, andaj me kujdes lajeni me ujë të vakët dhe pastaj në lëkurë qitni vaj kokosi.

Lëreni të ndikojë 15 minuta dhe pastaj sërish lajeni fytyrën.

Pikat e zeza (mitiseret) formohen kur qelizat e vdekura të lëkurës dhe sebumi i akumuluar në poret e lëkurës bashkëveprojnë me oksigjenin në ajër dhe formojnë pikat karakteristike me ngjyrë të errët.

Për të parandaluar pikat e zeza, është thelbësore të pastrohet tërësisht lëkura me produkte delikate.

Rregulli kryesor apo ndoshta edhe më i vështiri është që mitiseret nuk bën të shtrydhen, sepse në këtë mënyrë hapni infeksionin. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

Fëmija juaj
Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Flokë dhe stil
Do t’i lani sutjenat pas çdo veshjeje, ky është shkaku i cili do t’ju bindë të veproni kështu

Do t’i lani sutjenat pas çdo veshjeje, ky është shkaku i cili do t’ju bindë të veproni kështu

Femra
Martesat më të gjata dhe më të shëndetshme ndajnë këto tipare

Martesat më të gjata dhe më të shëndetshme ndajnë këto tipare

Në çift
Një fjali mund të ndalojë çdo debat, thonë shkencëtarët

Një fjali mund të ndalojë çdo debat, thonë shkencëtarët

Në çift
Shtatë gënjeshtrat që besojnë çiftet e divorcuara për fëmijët e tyre

Shtatë gënjeshtrat që besojnë çiftet e divorcuara për fëmijët e tyre

Këshilla për prindër
Kalo në kategori