LAJMI I FUNDIT:

Hiqet flamuri kuqezi te Rrethi në Prishtinë, zëvendësohet me një tjetër (Foto)

Hiqet flamuri kuqezi te Rrethi në Prishtinë, zëvendësohet me një tjetër (Foto)

Flamuri kuqezi te rrethi afër spitaleve në Prishtinë është larguar sot nga vendi ku qëndronte.

Është larguar sot në mëngjes flamuri kuqezi te rrethi afër spitaleve në Prishtinë.


Më pas në vend të këtij flamuri është vendosur një flamur tjetër kuq e verdh që u ngjante atyre të garave automobilistike.

Një grup qytetarësh dhe pjesëtarë të policisë janë grumbulluar pastaj në këtë vend, ndërsa flamuri kuq e verdh është larguar nga shtylla.

Zëdhënësja e Komunës së Prishtinës Miranda Mullafazliu tha se një njeri i panjohur e ka hequr flamurin.

“Nje njeri i panjohur sipas informatave qe kemi paska hy me kamion dhe e ka nderruar flamurin kombetar me atë qe po shihet verdh e kuq”, tha Mullafazliu.

Ajo tregoi se flamuri kuqezi është marrë nga njeriu që e hoqi atë.

“Tashmë policia së bashku me inspeksionin e punës janë në terren e kanë hapur rastin. Personi e ka marrë flamurin me veti”, tha Miranda Mullafazliu.

Zyrtarë të Policisë së Kosovës ishin të paqasshëm për të folur rreth heqjes së flamurit.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori