LAJMI I FUNDIT:

Hipnotizohu nga vetja!

Hipnotizohu nga vetja!

Kur dëgjojnë fjalët hipnozë, apo hipnoterapi, njerëzit fillojnë të jenë pak skeptikë, të fillojnë pyetjet apo ndoshta të bëjnë edhe rezistencë ndaj diskutimit. 

Nga Fleura Shkëmbi,
Psikologe dhe hipnoterapiste klinike


Ajo që dua të them është se transi (gjendja në të cilën hyjmë në hipnozë) është një gjendje shumë natyrale e trupit, në të cilën hyjmë shpesh gjatë ditës, që ju mund ta realizoni edhe vetë.

Çfarë doni të arrini?
Duhet të jemi të qartë dhe specifik për qëllimin që kemi. Shkruani disa pika përpara se të filloni vetë-hipnozën. Shkruani çfarë doni të arrini ose ndryshimet që doni të bëni, të cilat mund t’ju ndihmojnë për të qartësuar gjërat në mendje dhe qëllimet të jenë më specifike, më realiste dhe më të qarta. Fokusohuni në një qëllim të vetëm gjatë një seance transi.

Shkruani një plan
Planifikoni farë do të thoni nga fillimi në fund. Mund të shkruani një skript të detajuar që do të ndiqni si pjesë të parapërgatitjes. Mundet thjesht të imagjinoni apo shkruani me detaje një lëndinë, një vend në buzë të detit, apo një kopsht me lule, ngjyrat e të cilave ju zbukurojnë pamjen.

Përsërisni qëllimet tuaja
Shkruani sugjestione të ndryshme për çdo qëllim. Shprehni të njëjtin qëllim në mënyra të ndryshme. Kjo do të riforcojë sugjerimet dhe siguroj pranimin nga e pavetëdijshmja.

Krijoni vizionin tuaj
Zhvilloni imagjinatën dhe simbolet tuaja për suport dhe vizualizoni qëllimet tuaja. Imagjinoni çfarëdolloj gjëje që doni të arrini. Bëheni si të vërtetë, si një kujtim por në të ardhmen. Lëreni imagjinatën të lirë por gjithmonë në aspekte pozitive.

Përdorni zërin tuaj
Filloni seancën me zërin tuaj normal në një vend të qetë. Po ndërsa seanca vazhdon, uleni zërin dhe bëheni më të butë kur hyni në vetë hipnozë. Zëri kthehet në normalitet kur mbaron.

self-hypnosis-training

Rehatoni veten
Gjeni një vend të qetë, të rehatshëm dhe pa zhurmë për të praktikuar vetë hipnozën. Muzikë e qetë dhe ulje e dritës do të ndihmojë, por nuk rekomandojmë qirinj të ndezur. Për ata që janë në fillimet e tyre do të rekomandoja edhe CD që t’i dëgjojnë në pozicionin shtrirë ose ulur në një kolltuk të rehatshëm. Nëse shtriheni mund t’ju zëri gjumi, pra të kaloni nga gjendja e relaksit në gjumë. Kjo rekomandohet për njerëzit të cilët vuajnë nga pagjumësia.

Relaksohuni
Përdorni frymëmarrje të thellë dhe teknikën e relaksimit për t’u përgatitur për vetë hipnozë. Vetë fokusohuni së brendshmi dhe filloni të ndjeni ato që ndjeni. Lejoni mendje të qartësohet dhe qetësohet, por edhe nëse mendimet ju shqetësojnë apo vijnë dhe ikin në mendjen tuaj, përsëri procesi vazhdon derisa të fi llojnë të largohen prej teje dhe të mos jenë aq intensive sa në fillim. Kombino relaksimin fizik me Frymëmarrjen e Lehtë për të krijuar një Pushim Energjie. Marrja 1-3 minuta frymë në këtë mënyrë gjatë pushimit, ngre energjinë tënde mendore dhe fizike më lart.

Numëroni me numra zbritës
Përdorni situata si zbritja e shkallëve, ashensorit, rrjedhjen e lumit në skriptet tuaja për të ndihmuar veten në vetë hipnozë. Numëro në mendje me numra zbritës ndërsa bëheni më të relaksuar. Në ndonjë moment do të këtë rezistencë nga brenda jush, veçanërisht kur filloni të aplikoni vetë hipnozën. Thjesht bëhu i vetëdijshëm për të dhe vazhdo. Do të funksionojë.

Self-hypnosis-for-relaxation

Krijoni një botë të brendshme
Harxhoni pak kohë ne vendin tuaj të relaksimit. Krijoni vendin magjik në mendjen tuaj, ndoshta diku që e njihni ose ndoshta një parajsë të imagjinuar. Ky është një vend ku ndihesh i qetë, i relaksuar dhe i sigurt. Një vend ku çdo gjë është e sigurt. Përdorni gjithë sensacionet tuaja – çfarë ti mund të shikosh, ndjesh, dëgjosh, nuhasësh apo prekësh ? Bëje këtë eksperiencë sa më reale të mundshme.

Bëje më të lehtë herën tjetër
Gjatë fundit të transit përfshi disa sugjerime pas- hipnoze për të hyrë më lehtë herën tjetër në vetë hipnozë. P.sh. të memorizosh situatën e këndshme në të cilën mund të shikosh apo të imagjinosh dhe të marrësh me vetë gjithë ndryshimet e bëra apo relaksin e fituar. T’i sugjerosh vetes se sa herë do dëshirosh të hysh në trans aq më e lehtë do të jetë dhe aq më thellë do të shkosh.

hipnose-entre-a-vigilia-e-o-sono-4_0

Numëroni mbrapsht
Në fund të seancës numëroni mbrapsht për t’u bërë totalisht të vetëdijshëm. Jepini sugjerime vetes se kur të dilni nga vetë hipnoza do të ndiheni më të relaksuar me më shumë energji dhe më shumë potencial. Kontrolloni se jeni totalisht të zgjuar dhe kënaquni me pjesën tjetër të ditës.

Mbani ndër mend
E pavetëdijshmja juaj nuk mund të bëjë dallimin midis asaj që është reale apo imagjinare, kështu që sa më shumë imagjinon një situatë ose ngjarje pozitive aq më të lehtë do ta kesh në të ardhmen për të arritur qetësinë brenda vetes, të ndihesh konfi dent dhe në kontroll të situatës.