LAJMI I FUNDIT:

Hipi në veturë, pas e gjeti emigrantin ilegal duke fjetur! (Video)

Hipi në veturë, pas e gjeti emigrantin ilegal duke fjetur! (Video)

Po donte të hynte në veturë, për të shkuar në punë, kur pa se në pjesën e pasme është njëri duke fjetur.

Burri nga Essexi i Britanisë së Madhe, e ka regjistruar momentin kur hap derën dhe e zgjon emigrantin, i cili po flinte i qetë, e madje kishte hequr edhe atletet që të jetë më komod.

Ai zgjohet ngadalë duke u betuar se nuk ka bërë asgjë, vetëm se ka hyrë për të fjetur sepse ishte shumë i lodhur, transmeton Telegrafi.


Është e pashpjegueshme se si ka hyrë ky emigrant që besohet të jetë nga pjesa lindore e Evropës, në veturën që ka pesë alarme për siguri. /Telegrafi/