LAJMI I FUNDIT:

Himeni nuk pëlcet pas seksit të parë. Mjekët, pikërisht, nuk e shohin dallimin

Himeni nuk pëlcet pas seksit të parë. Mjekët, pikërisht, nuk e shohin dallimin

Tërë jetën na flasin që himeni është shtresë e hollë e lëkurës, i cili mbulon vrimën vagjinale dhe që pëlcet me rastin e marrëdhënies së parë seksuale. Tani këtë harrojeni.

E pamundshme është të dini se a ka pasur vajza seksin e parë duke shikuar në himenin e saj. Mu sikur edhe vagjina, edhe himeni ka forma dhe madhësi të ndryshme.


Disa femra kanë lindur edhe pa himen, ndërkaq madhësia e vrimës në qendër të himenit oscilon mjaft, mirëpo nuk ka lidhje me atë se a ka pasur seks apo jo.

E vetmja gjë e cila vërtet ndryshon me penetrimin e rregullt është që himeni bëhet më elastik, transmeton Telegrafi.

Dhembja me rastin e marrëdhënies së parë seksuale ka lidhje me zgjatjen e himenit, mirëpo jo me pëlcitjen e tij.

Edhe një gjë për të cilën nuk kemi pasur ide. Nëse himeni pëlcet gjatë penetrimit, nuk do të thotë që do të jetë përgjithmonë ashtu – do të shërohet.

“Himeni është i hollë, pjesa elastike e indeve të cilat ndryshojnë me kalimin e kohës madje falë ndikimit të estrogjenit në pubertet. Mund të zgjatet dhe të shkëputet lehtë. Derisa të mos keni seksin e parë, ndoshta do të ketë qenë i padukshëm”, shpjegon Rose Olson, autore e tekstit mbi testimin e virgjërisë.

Studime të shumta kanë treguar që himeni shërohet shpejt dhe nuk ka dëshmi për traumën e fillestare. Shumica e lëndimeve shërohen aq mirë sa që pas disa ditësh apo javësh është e pamundur të thuhet se a është lënduar himeni apo jo.

Prandaj, është e pamundshme të thuhet se a ka pëlcitur himeni apo jo, sepse pas një kohe sërish është aty.

Himeni nuk pëlcet me rastin e seksit të parë. Duke e vështruar himenin nuk mund të dëshmoni që dikush ka pasur seks vagjinal apo çfarëdo qoftë tjetër në të kaluarën seksuale. Himeni i secilës femre duket i ndryshëm.

“As mjekët më me përvojë nuk dinë të dallojnë himenin e virgjëreshës dhe atë te femra e cila nuk është e virgjër”, shkruan Rose Olson, në tekstin e publikuar në revistën “Reproductive Health”. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori