Gjenerali në pension i ushtrisë amerikane Mark Hertling tha të shtunën se sistemet raketore të artilerisë së lëvizshmërisë së lartë (HIMARS) që i janë dhënë Ukrainës për të ndihmuar në luftën e saj kundër Rusisë janë një “ndryshues i lojës”, duke pretenduar se forcat e Moskës tani janë “në gjendje të rëndë”.
Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten se një ndihmë shtesë prej 270 milionë dollarësh për sigurinë do t’i dërgohej Ukrainës, duke përfshirë katër HIMARS shtesë.
Dhe sistemet e raketave janë parë si vendimtare për të ndihmuar forcat e Kievit të zmbrapsin ushtrinë e Moskës.
Ky njoftim nga administrata Biden erdhi pasi një zyrtar i lartë i mbrojtjes i SHBA-së u tha gazetarëve të premten se Ukraina kishte përdorur HIMARS “për të hequr më shumë se 100 objektiva me vlerë të lartë”.
Ato sulme shkatërruan në mënyrë efektive depot e municioneve, pozicionet e artilerisë me rreze të gjatë, postet komanduese, vendet e mbrojtjes ajrore dhe radarët dhe nyjet e komunikimit, tha zyrtari, shkruan Newsweek, përcjell Telegrafi.
“Sa i përket HIMARS-it – është një ndryshim i lojës”, shkroi gjeneralin në pension Hertling të shtunën në Twitter, duke ofruar analiza mbi luftën.
As for HIMARS – w/ fewer rounds, greater range, precision accuracy – it's a game changer.
But…a pet peeve of mine (for reporters & others):
“Taking out” implies dating.
“Taking down” implies wrestling.HIMARS destroys things, kills people. We ought use those terms. 10/ pic.twitter.com/BvvVQ6mZkR
— Mark Hertling (@MarkHertling) July 23, 2022
“Rusia është në gjendje të rëndë dhe po humbet, Ukraina po përshtatet me luftën dhe po fiton”, pohoi ai.
Më herët të shtunën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndau vlerësimin e tij për HIMARS-in e ri të dërguar nga SHBA.
Thank you @POTUS for the new defense aid package for Ukraine. Critically important, powerful arms will save our soldiers' lives, speed up the liberation of our land from the Russian aggressor. I appreciate the strategic friendship between our nations. Together to victory! 🇺🇦🤝🇺🇸
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) July 23, 2022
“Faleminderit @POTUS [Biden] për paketën e re të ndihmës mbrojtëse për Ukrainën. Armët e rëndësishme dhe të fuqishme do të shpëtojnë jetën e ushtarëve tanë, do të përshpejtojnë çlirimin e tokës tonë nga agresori rus. Unë e vlerësoj miqësinë strategjike midis kombeve tona. Së bashku drejt fitores!”, Zelensky shkroi në Twitter disa orë pasi Shtëpia e Bardhë bëri njoftimin.
Ndërsa ministri i Punëve të Jashtme i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, deklaroi se dërgimi i HIMARS në Ukrainë është një presion i suksesshëm ndaj Rusisë, duke çuar në një përparim diplomatik në lidhje me portin në Odessa, Ukrainë.
The agreement to unblock Odesa would have been impossible without HIMARS. It's now very clear that the war will end earlier if we arm Ukraine faster.
— Gabrielius Landsbergis🇱🇹 (@GLandsbergis) July 22, 2022
“Marrëveshja për të zhbllokuar Odesa do të ishte e pamundur pa HIMARS. Tani është shumë e qartë se lufta do të përfundojë më herët nëse e armatosim Ukrainën më shpejt”, shkroi Landsbergis të premten në Twitter, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, SHBA i ka ofruar Ukrainës miliarda dollarë ndihmë ushtarake dhe humanitare, ndërsa ajo mbrohet nga agresioni i Moskës.
Presidenti rus Vladimir Putin filloi luftën e dënuar ndërkombëtarisht pesë muaj më parë më 24 shkurt, duke pretenduar në mënyrë të çuditshme se qeveria e Kievit udhëhiqet nga nazistët.
Në realitet, Zelensky është hebre dhe kishte anëtarë të familjes të vrarë në gjenocidin e Holokaustit të përjetësuar nga nazistët gjermanë në Luftën e Dytë Botërore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës