Himarë, policia ndalon 20 klandestinë pakistanezë

Sipas policisë së Himarës, bëhet me dije se mes klandestinëve ka gra dhe fëmijë.
Mësohet se shtetasit pakistanezë kanë hyrë në vendin tonë nga Greqia, ndërsa do të dërgohen në qendrën e emigracionit në Radhimë, transmeton BW.
Klandestinë të shumtë nga Siria, Afganistani, Pakistani por edhe vende të tjera janë kapur kohët e fundit, pasi e përdorin Shqipërinë si vend transit për të kaluar në shtetet e tjera të Evropës. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































