Hillary Clinton fiton 5 milionë dollarë nga shitja e librit

188:"HiIlary Rodham Clinton holds a copy of her new book "Hard Choices," at the start of a book signing at Harvard Book Store, Monday, June 16, 2014, in Cambridge, Mass. (AP Photo/Steven Senne) 2:"AP
Kandidatja për presidente të SHBA-ve nga radhët e Demokratëve, Hillary Clinton, ka publikuar sot detajet e të ardhurave gjatë vitit të kaluar, ku shihet se para kandidimit për presidente kishte fituar më shumë se 6.5 milionë dollarë.
Clinton kishte fituar më shumë se 5 milionë dollarë nga shitja e librit të saj “Vendimet të vështira”, si dhe 1.5 milion dollarë nga mbajtja e ligjëratave, transmeton Telegrafi.
Dokumentet mbi të ardhurat, të cilat Clinton i kishte dorëzuar Komisionit Federal të Zgjedhjeve para se të kandidonte për presidente, tregojnë se shumicën e pasurisë personale e mban në fondin e investimeve “Vanguard 500”, dhe se posedon llogari bankare në “JP Morgan”, vlera e së cilës sillet nga 5 deri në 25 milionë dollarë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
18/05/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































