Hilary Duff feston gjashtë vjet martesë me Matthew Koma dhe i përgjigjet skeptikëve

Hilary Duff dhe Matthew Koma festuan përvjetorin e gjashtë të martesës të dielën, duke përdorur rrjetet sociale për të ndarë momente nga jeta e tyre dhe për t’u kundërpërgjigjur kritikëve.
Koma ndau një fotografi nga dita e dasmës së tyre dhe shkroi: “6 vjet me gruan time. Dhe thanë se nuk do t’ia dilnim. Të gjithë thanë ‘nuk do t’ia dilnim.’” Postimi u shpërnda nga Duff në InstaStory, duke shënuar përvjetorin me stil.
Në postimin e tij, Koman e krahasoi martesën me një përvojë nostalgjike: “Të jem i martuar me ty është si të hash Taco Bell në vitet e 90-ta, shkruan DailyMail.

Nuk e di kurrë se cilin do të marr, por kryesisht ka të njëjtët përbërës dhe euforia ia kalon shqetësimit të barkut. Dhe gjithmonë dukesh bukur”.
Çifti ka dy vajza së bashku, Banks dhe Mae dhe një djalë, Townes. Duff është gjithashtu nënë e Lucas, 13 vjeç, nga martesa e saj e mëparshme me Mike Comrie.

Nga ana e saj, aktorja dhe këngëtarja nderoi përvjetorin me një videomontazh të ditës së dasmës dhe kujtimeve të tjera, duke përdorur këngën e Adam Sandler, Grow Old With You, me mbishkrimin: “6 vjet në përjetësi”.
Hilary dhe Matthew u takuan para 10 vitesh gjatë bashkëpunimit në albumin Breathe In. Breathe Out., dhe Duff më parë ka rrëfyer se ata e dinin që duhej të ishin bashkë pasi përpjekjet për t’u ndarë nuk funksionuan. /Telegrafi/





























































