“High Park”-u kosovar
(Rreth “High Park”-ut kosovar, pranë objekteve të qeverisë, ku çdo kush, pa pasur fare frikë nga policia, mund të shprehet publikisht para medieve se ka vrarë njerëz dhe ka bërë shumë krime tjera të rënda)
“Me një lule nuk çel pranvera” – thotë populli, por edhe “në një lumë pinë ujë shumë bisha”,- po ashtu thotë populli. Si një thënie e qëlluar e urtësisë popullore, kjo e para, shumë herë është treguar si e saktë në praktikë, ndërsa e dyta, u vërtetua edhe më qartë këto ditë, kur papritmas, me një pompozitet të madh publicistik, doli në skenë një individ, deri dje anonim, i cili me deklaratat e bëra kamikaz, pranoi se ai vetë është kriminel që ka bërë një vrasje dhe ka marrë pjesë në shumë vepra tjera konspirative kriminele, të: ekzekutimeve, rrahjeve brutale dhe shantazhimit të shumë njerëzve dhe figurave politike të pasluftës kosovare.
Është tejet interesante se, paraqitja bombastike mediale e këtij dëshmitari, u bë në një kohë dhe hapësire të caktuar. Dhe kjo, padyshim, mund të jetë treguese simbolike në prapavijë, me një porosi shumë domethënëse që duhet kuptuar. Në këtë drejtim, patjetër duhet të kihet parasysh: koha, hapësira dhe qëllimi i synimit, që ndoshta nga akterët e saj me këtë punë, qëllimisht pretendohet të arrihet si efekt!
Së pari, të nisemi nga analiza e kohës së paraqitjes të rastit: kur në Kosovë ende nuk ka përfunduar në tërësi procesi i zgjedhjeve dhe priten votime të raundit të dytë për balotazh në shumë komuna, dhe në prag të mbajtjes së seancës dëgjimore pranë GJND, në lidhje me legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, të iniciuar pranë kësaj Gjykate Ndërkombëtare nga ana e Serbisë. Pastaj, vendi i ndodhjes: hapësira e qendrës së kryeqytetit, mu në afërsi të objekteve të institucioneve më të larta të shtetit të Kosovës.
E, synimi: nga njëra anë, ndoshta me qëllime të mira që më në fund të zbardhen shumë krime enigmatike të ndodhura pasluftës në Kosovë, e nga ana tjetër, të degradimit publik, së pari të një partie më të madhe e cila aktualisht është në pushtet. Dhe, së fundi, nga e gjithë kjo të prodhohet destabilizimi i gjendjes së përgjithshme politike dhe të sigurisë në vend.
Jemi lodhur më me padrejtësi, o njerëz! BOLL MOOO…!
Një “dëshmi” të bërë në mënyrë të pa zakontë dhe spektakulare të një anonimi që papritmas polli këto ditë në opinion, pa dyshim se me të drejtë ka shkaktuar brengosje dhe shqetësim të paparë qytetarëve të Kosovës. Sepse, aty bëhet fjalë për krime të rënda misterioze politike të bëra dhe të pazbuluara ende që nga paslufta e deri më sot në Kosovë. Për aso krime, që me kohë, në forma të ndryshme si kallëzime dhe dyshime të bazuara dhe të pabazuara në fakte, janë përfolur dhe stërpërfolur gjatë dhe me neveri nga masat e gjëra popullore. Andaj, patjetër se dikush e ka ditur këtë rrethanë. Dikush konspirativ në prapaskenë. Dhe se ai, mbase ka vlerësuar se mu tashti është koha e përshtatshme, që ëmbëlsirës kaherë të gatitur me kujdes, duhet t’i shtohet vetëm edhe kremi si final.
Dhe … zaret janë hedhur. Çka më tej?! Pa dyshim se me këtë punë, nga dikush u arrit në tërësi qëllimi i pritur. U arrit efekti i shkaktimit të konfuzionit kolektiv, mjaftë paqartësi, shumë habitje, tepër befasi në popull…
Më duket se, me këtë artikull, as unë deri më tash nuk thash asgjë interesante dhe konkrete rreth kësaj çështjeje. Ashtu edhe është. Sepse, si mijëra e mijëra njerëz të tjerë racionalist, edhe unë kam vendosur të mos bie pre e ndikimeve momentale emocionale të shkaktuar nga maskarada e paparë hetimore publicistike, që aktualisht, vend e pa vend, po zhvillohet nga ana e shumë medieve tona elektronike dhe të shkruara.
Edhe përpos dhuntisë që edhe unë të them diçka rreth kësaj afere spektakulare, në këto çaste të dyshimeve dhe hamendësimeve të shumta në mua, do të mbizotërohem nga arsyeja, nga kujdesi i tepruar që mos rastësisht mund të bie pre e presionit informativ të këtyre spekulimeve mediatike. Me padurim do të pres rezultatet zyrtare të hetimeve rreth kësaj çështjeje. Dhe sigurisht, kjo patjetër këtë herë do të ngjaj.
Pa marrë parasysh çfarë autoriteti publik qëndron prapa saj. Pa marrë parasysh a qëndron ai si planifikues, ekzekutor apo viktimë, parimisht, krimi si krim duhet të zbardhet dhe meritorisht të dënohet. Këto vragë të plagëve të vjetra në trupin tonë, njëherë e përgjithmonë duhet të marrin fund. Të zbardhen nga institucionet kompetente legale shtetërore. Ama, këtë herë pa taktizime konspirative të bëra në emër të interesave të ngushta të qarqeve të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare… me maturi….pa eufori…pa dyshime të pabazuara dhe të paargumentuara… gjithnjë me bindje duke e pasur këtë si borxh moral për Kosovën dhe popullin e saj të përvuajtur.
Jemi lodhur më me krime dhe padrejtësi, o njerëz! Vërtet, tepër jemi lodhur. Prandaj, BOLL MOOO…!
Si fund, këtë artikull do ta përmbylli me atë mesele shpesh të treguar popullore: kur një mik i kishte vizituar dy dhëndurët e vetë. Njëri nga ta, me profesion ishte bujk, ndërsa tjetri prodhonte tulla llaçi (“qerpiç”). Pasi mysafiri u pranua si jo më së miri nga dhëndri i parë, që me profesion ishte bujk, ai, gjatë muhabetit, në mes tjerash ju ankua mikut: “nëse këto ditë nuk bjer shi, do t’i kem punët keq me të mbjellat”. Ndërsa , kur më vonë plaku e vizitoj dhëndrin tjetër, gjatë muhabetit, po ashtu edhe ai ju ankua për motin por në kuptim të kundërt nga dhëndëri i pari: “nëse këto ditë do të bie shi, do të kaloj shumë keq o mik, sepse të reshurat e mundshme në tërësi do t’i shkatërrojnë tullat e mia nga llaçi”.
Posa miku kthehet nga vizita në shtëpi, menjëherë e pyet gruaja:
– “Si na i kishin hallet dhëndurët tanë, o burrë “?
– “Nuk di moj grua.- ju gjegjë burri- “Por, si ra, si nuk ra shi këto ditë, njërit nga ta ju ka kajt nëna”
Për fund, ta lusim Zotit së bashku, që kjo aferë e këtij lloji, të jetë e fundit në Kosovë. Me zbardhjen e saj definitive, ishalla nuk do t’ju kahet nëna si deri më tash të pafajshmëve dhe atyre që nuk e meritojnë….?!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdodh puthja e parë në Big Brother VIP Kosova, është mes Vullnetit dhe Gresës
Në podcast me Toni Kroos, Jurgen Klopp nuk lë gjë të keqe pa thënë për Sergio Ramosin
“The Simpsons” parashikojnë se kush i fiton zgjedhjet në SHBA
Një person i tretë në makinë me Licin dhe Bushatin? Policia shqiptare ngre dyshime: Mund të jetë larguar
Problemi me rinovimin e kontratës – tri klubet e mëdha evropiane futen në garë për Vinicius
Po eliminoheshin nga gara - Guardiola dhe lojtarët e Man Cityt nuk i ndalnin të qeshurat
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ndodh puthja e parë në Big Brother VIP Kosova, është mes Vullnetit dhe Gresës
Në podcast me Toni Kroos, Jurgen Klopp nuk lë gjë të keqe pa thënë për Sergio Ramosin
Problemi me rinovimin e kontratës – tri klubet e mëdha evropiane futen në garë për Vinicius
“The Simpsons” parashikojnë se kush i fiton zgjedhjet në SHBA
Një person i tretë në makinë me Licin dhe Bushatin? Policia shqiptare ngre dyshime: Mund të jetë larguar
Po eliminoheshin nga gara - Guardiola dhe lojtarët e Man Cityt nuk i ndalnin të qeshurat