Ju do të kënaqeni me mënyrën se si është rregulluar

Hilda dhe Mihael kanë vendosur të jetojnë në një shtëpi me rrota që ata e ndërtuan vetë, dhe në këtë shtëpi ka gjithçka që iu nevojitet për të jetuar.


Ky çift pëlqen të udhëtojë dhe të qëndrojë në natyrë, dhe për të thjeshtuar mënyrën e tyre të jetës, ata vendosën të ndërtojnë një shtëpi të lezetshme dhe ta bëjnë shtëpinë e tyre të lëvizshme.

1fgfgf

Shtëpia është në dy nivele, dhe të gjitha mobiliet janë shumë praktike për të kursyer hapësirë, transmeton Telegrafi.

Ekziston një hapësirë e shkëlqyeshme depozitimi në kuzhinë, ndërsa shkallët që çojnë në lart ku ndodhet dhoma e gjumit, gjithashtu kanë një hapësirë të shkëlqyeshme për depozitimin e gjërave.

nmnbmbnmbn

Kjo shtëpi jashtëzakonisht praktike mund t'ju frymëzojë të bëni risi në shtëpinë tuaj, veçanërisht nëse jetoni në një ambient të vogël.

Kuadrati i qoshes është i palosshëm, ashtu si tryeza e vogël e ngrënies. Shtëpia gjithashtu ka rafte të larta që praktikisht kursejnë hapësirë.

Shihni gjithë shtëpinë në video.

/Telegrafi/