LAJMI I FUNDIT:

Hidhet poshtë emërtimi i Akademisë së Beogradit për Urën e Gurit në Vushtrri, ajo do të quhet “Ura e Gurit me 12 harqe”! (Foto)

Hidhet poshtë emërtimi i Akademisë së Beogradit për Urën e Gurit në Vushtrri, ajo do të quhet “Ura e Gurit me 12 harqe”! (Foto)

Ura e Gurit në qytetin e Vushtrrisë nuk është më “Ura e Gurit me 9 harqe” e Vojnoviçve, por “Ura e Gurit me 12 harqe”, e periudhës Romake.

Kështu ka shkruar në rrjetet sociale, përcjell Telegrafi, drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Vushtrrisë, Shpresa Rama.


Ajo ka bërë të ditur se bashkë me kryetarin e kësaj komune, Bajram Mulakun, vizituan restaurimin e Urës së Gurit, në Vushtrri, ku pas hulumtimeve të bëra ajo tha se emërtimin e vënë nga Akademia e Beogradit do ta hedhin poshtë.

Lexoni më poshtë postimin e plotë:

“Sot, me Kryetarin e Komunës vizituam monumentin e Urës së Gurit i cili është duke u restauruar.
Jemi shumë të lumtur që pas hulumtimeve që janë duke u bërë nga ana e Institutit pranë këtij monumenti, po del që Ura nuk është “Ura e gurit me 9 harqe” e Vojnoviçve, por duket se këtë emërtim të rrejshëm që ia dha Akademia e Beogradit do ta hedhim poshtë duke e dëshmuar me fakt që ura ka 12 harqe dhe është e periudhës Romake.

Gjithmonë kam qenë këmbëngulëse për të bërë më shumë hulumtime arkeologjike në mënyrë që ta hedhim poshtë me fakte historinë e rrejshme dhe ta rishkruajmë historinë tonë të vërtetë.

Po e ndaj përsëri me ju shkrimin e hulumtuesit dhe historianit vushtrrias PhD Izet Miftari, i cili vazhdimisht ka këmbëngulur që ura duhet t’i ketë 12 harqe:

“URA E VJETËR E GURIT NË VUSHTRRI NUK ËSHTË MONUMENT SERB

Ura e Vjetër në Vushtrri, është monument me rëndësi historike.

Kjo urë është e ndërtuar nga blloqet e gurit, të cilët, janë marrë nga Kudrina e Samadrxhës (fshat në lindje të Vushtrrisë), që është lokalitet që nga Koha e Bronzit (2100 – 1200 p. K.), si dhe nga Studimja e Epërme (fshat në lindje të Vushtrrisë).

Gurët janë të gjatë rreth 1 metër dhe të gjerë rreth 30 – 40 cm, të gdhendur mirë e të murosur me rende paralele. Ura është e gjatë 135 metra dhe e gjerë 6 metra. Ka 9 harqe, ani pse thuhet se ka pasur 12.

Në vitin 1977 Urën e Vjetër në Vushtrri e kanë hulumtuar arkeologët nga Shqipëria: Aleksandër Mano, Zhaneta Andrea, Ali Muka dhe Qamil Gexha nga Kosova. Rezultatet e tyre nuk dihet të jenë publikuar.

Mirëpo, dihet se ata kanë deklaruar se si Ura ashtu edhe Kalaja e Vjetër e Vushtrrisë, janë të periudhës romake.

Në Urën e Gurit kanë qenë disa mbishkrime latine, të cilat punëtorët shkencorë nga Beogradi i kanë gdhendur dhe i kanë hequr nga aty.

Përveç argumenteve të cekura më lart, edhe faktet në vijim dëshmojnë se, ura në fjalë, është antike apo e shekujve II – III:

1. Iliria lulëzimin më të madh ekonomik e arriti në këta shekuj.

2. Të kësaj periudhe janë shumë monumente tjera në trojet shqiptare, duke përfshirë edhe Amfiteatrin e vjetër të Durrësit.

3. Gjatë shekujve II – III janë ndërtuar edhe dy rrugë kryesore në Dardani:

a. Selanik – Shkup – Vicianum – Municipium DD dhe

b. Naissus – Lissus.

4. Prandaj, në kuadër të ndërtimit të rrugës Selanik – Shkup – Vicianum – Municipium DD, është ndërtuar edhe Ura e Vjetër e Gurit në Vushtrri. Deri me ndërtimin e magjistrales së sotme Prishtinë – Mitrovicë (vitet 60 – ta të shekullit XX), rruga nga Viciana për në Mitrovicë, ka kaluar nëpër Urën e Gurit, andej kah ka qenë rruga e vjetër e Mitrovicës.

5. Harqet dhe forma arkitektonike e Urës së Terzive në rrugën Gjakovë – Prizren dhe e Urës së Shkupit, dallojnë shumë nga Ura e Vjetër në Vushtrri.

6. Mbrojtëset anësore të Urës në Vushtrri, janë të modelit të periudhës romake.

7. Se Ura e Gurit është më e vjetër se shekulli XIV, deklarojnë edhe disa studiues serbë. Një konstatim të tillë e kemi edhe në librin “Kosova dikur dhe sot”, botuar në vitin 1973, tërësisht nën mbikëqyrjen e Akademisë Serbe në Beograd. Në këtë libër, faqe 441, tekstualisht shkruan: “Në Vuqitërnë (Vushtrri) gjendet Ura e Vjetër e Gurit me nëntë (9) harqe, e gjatë 135 metra. Ura ka qenë e ndërtuar mbi lumen Silnica, por prej shekullit XVIII ky lum e ndërron shtratin, kështu që ura mbetet në të thatë. Kjo urë është një ndër objektet më të lashta dhe më të mëdha të këtij lloji në vendin tonë. Tradita (d.m.th nuk janë të bazuar në fakte historike I.M.) e lidhë ndërtimin e urës dhe kullës (kalasë) me familjen aristokrate Voinoviq nga shekulli XIV. Mirëpo, duke gjykuar në bazë të shumë elementëve, këto (ura dhe kalaja I. M. mund të jenë edhe më të vjetra.

8. Ura nuk ka të bëjë fare me legjendën e tre vëllezërve Vojnoviq: Petrashanin, Vukashin dhe Millosh, si nipa të car Dushanit që ishin.

9. Nëse është ndërtuar ndonjë pjesë – shtesë e urës në Vushtrri, ka gjasa që katër harqet e pjesës perëndimore të saj, të jenë ndërtuar në shekullin XV. Por, pesë harqet e pjesës lindor, gjithsesi janë të periudhës më të hershme, përkatësisht të shekujve II – III. Në mënyrë evolutive, lumi Silnica vazhdimisht ka ndërruar shtratin kah pjesa perëndimore.

10. Pesë harqet me gurë të llojit të ndryshëm, që janë në pjesën lindor, janë në formë më pingule, në formë oksidentale.

11. Ura është e gjerë 6 metra. Dihet se romakët kanë qenë inxhinierë perfekt të ndërtimit të rrugëve dhe urave, dhe standard i tyre ka qenë gjerësia prej 6 metrave.

“Pa dyshim që duhet ta falënderojmë Institutin për Mbrojtjen e Monumenteve me në krye Ardiana Qorrajn për punën e madhe që po bëjnë drejt zbardhjes së të vërtetave. Mbes me shpresë që do të merren të gjitha masat dhe Urës tonë do t’i kthehet emërtimi që do të duhej ta kishte Ura e Vjetër e Gurit me 12 harqe”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori