Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes, ka falënderuar paraardhësin e tij Carlo Ancelotti për "përfshirjen" e tij këtë sezon pasi klubi bavarez ka vulosur titullin e Bundesligës me një fitore 4-1 në Augsburg.

Ancelotti u shkarkua nga posti i trajnerit te Bayerni në fund të shtatorit pas një disfate 3-0 në Ligën e Kampionëve ndaj Paris Saint-Germain.


Trajneri italian thuhet se humbi mbështetjen e disa lojtarëve kryesorë, me Thomas Muller dhe Arjen Robben midis atyre që flisnin kundër tij në publik.

Heynckes u instalua përfundimisht si zëvendësim i Ancelottit në fillim të tetorit dhe Bayerni nuk është kthyer prapa që prej asaj kohe, duke fituar vazhdimisht në Bundesliga, por edhe Ligën e Kampionëve.

Me fitoren e fundit sot (e shtunë) në Augsburg, Bayerni ka marrë një kryesim prej 20 pikësh në tabelë dhe konfirmon titullin e gjashtë radhazi në Bundesliga.

bayern 1 Festa e Bayernit pas titullit të fituar (Foto: Bayern Munich/Twitter)

Por, Heynckes, edhe pse ishte më meritori, ai pranoi edhe kontributin e Ancelottit në skuadrën e tij në fillim të sezonit.

Heynckes Jupp Heynckes (Foto: Bayern Munich/Twitter)

"Dua të dërgoj përshëndetje të veçanta në Itali për Carlo Ancelotti për përfshirjen e tij në këtë dhe ta përgëzoj për këtë titull", ka thënë fillimisht Heynckes për Sky.

"Unë mendoj se ai është një trajner i madh dhe një person i madh", përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/

telegrafi sport app