Tre persona janë arrestuar më 02.07.2025 në Pejë, nën dyshimet për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Në koordinim me prokurorin e shtetit, të njëjtëve gjatë kontrollit iu është sekuestruar një armë e ftohtë dhe sende të ndryshme tё cilat dyshohet se janё vjedhur në disa lokacione tё ndryshme.


Policia thekson se pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё kanë arrestuar tre personat e dyshuar.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Pejё, me datёn 02.07.2025, pas njё pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, kanё arritur tё arrestojnё tre persona tё dyshuar, tё cilёt ditёve tё fundit në zonën e pёrgjegjёsisё tё Stacionit Policor nё Pejё, kanё kryer disa vjedhje tё rёnda dhe vjedhje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas intervistimit nga hetuesit, dy tё dyshuarit, me urdhër të prokurorit, janё ndaluar pёr 48 orё, ndёrsa i dyshuari i mitur ёshtё liruar në procedurё të rregullt.