LAJMI I FUNDIT:

Hetimet për grushtet në Kuvend drejt fundit, së shpejti ngritet aktakuza

Hetimet për grushtet në Kuvend drejt fundit, së shpejti ngritet aktakuza

Hetimet lidhur me përleshjen që ndodhi më 13 korrik të këtij viti në Kuvendin e Kosovës janë drejt përfundimit, ndërsa së shpejti pritet që të ngritet aktakuza.

Kështu kanë bërë të ditur për Telegrafin nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes një përgjigje me shkrim.


“Hetimet lidhur me këtë rast gati kanë përfunduar. Janë ndërmarrë disa veprime, ndërsa së shpejti do të ngritet aktakuza”, thuhet në përgjigjen e këtij institucioni.

Nga akuzat dhe fyerjet deri te rrahja - gjithçka që ndodhi në Kuvend
Lexo po ashtu Nga akuzat dhe fyerjet deri te rrahja - gjithçka që ndodhi në Kuvend

Tutje bëhet e ditur se aktakuza pritet të ngritet për veprat penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Sulm”.

“Për detaje të tjera do të njoftoheni me rastin e ngritjes së aktakuzës”, kanë thënë nga prokuroria.

Ndryshe, në seancën e 13 korrikut deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Lëvizjes Vetëvendosje e ministra të kabinetit qeveritar janë përfshirë në një përleshje fizike.

Gjithcka ka nisur në momentin kur kryeministri Albin Kurti po mbante fjalim dhe deputeti Mërgim Lushtaku ke hedhur ujë në drejtim të tij e të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

Më pas, Bislimi e ka gjuajtur Lushtakun me shishe, veprim pas të cilit deputetë e ministra janë përfshirë në përleshje.

Po atë ditë Prokuroria në Prishtinë ka njoftuar se lidhur me rastin e ndodhur në Kuvend ka iniciuar hetime në drejtim të veprës penale “Sulmi”, sipas KPRK-së, si dhe ka autorizuar Policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, përfshirë po ashtu marrjen e deklaratave të palëve të përfshira në këtë rast.

Një ditë më pas, me ftesën e kësaj prokurorie janë intervistuar dy anëtarë të kabinetit qeveritar. Bëhet fjalë për zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi dhe ministrin e Financave, Punëve dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Kurse, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku kishte shkruar në rrjetin social Facebook se ka marrë ftesë nga Prokuroria si i dyshuar për ‘Sulm’. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori