Hetimet e “Kingerit” do të mbarojnë deri në fund të vitit

"Punojmë intensivisht. Plani është që të gjitha aktivitetet t'i kryejmë deri në fund të vitit. I kemi lokuar mungesat të cilat i ka bërë komisioni paraprak dhe shkaqet për të cilat është hapur hetimi i ri. E dimë çka është problemi, por ende nuk i kemi vërtetuar shkaqet. Kjo do të vendoset në fund", deklaroi Kulic për agjencinë Anadolia.
Në pyetjen nëse në raportin e ekipit ndërkombëtar do të ketë dallim në raport me konkluzionin se ka ndodhur "gabim i pilotit" nga viti 2004, Kulic u përgjigj se "disa dallime duhet të ekzistojnë".
Në ekipin ndërkombëtar që e heton rastin "Trajkovski", janë përfshirë ekspertë nga Amerika, Gjermania, Kroacia, Serbia, Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina, transmeton Zhurnal.
Presidenti Trajkovski dhe gjashtë anëtarë të delegacionit të Maqedonisë, të cilët është dashur të marrin pjesë në konferencën ndërkombëtare në Mostar, si dhe dy anëtarë të bordit, kanë humbur jetën kur, siç është vërtetuar, aeroplani është përplasur në mal për gabim të pilotit. /Telegrafi/










































