LAJMI I FUNDIT:

Hetimet 15-vjeçare dhe testet e ADN-së konfirmojnë rastin më unik në botë: Ky postier që dikur dukej si Johnny Cash, është babai i së paku 1,300 fëmijëve jashtëmartesorë (Foto)

Hetimet 15-vjeçare dhe testet e ADN-së konfirmojnë rastin më unik në botë: Ky postier që dikur dukej si Johnny Cash, është babai i së paku 1,300 fëmijëve jashtëmartesorë (Foto)

Ish-postieri i paemëruar nga Tennesse i Shteteve të Bashkuara, është i ati i nbi 1,300 fëmijëve jashtëmartesorë.

Pensionisti 87-vjeçar, ka lënë shtatzënë shumë gra derisa ishte i ri dhe çonte dërgesa në shtëpitë e tyre, transmeton Telegrafi.


Pas një periudhe 15-vjeçare hetimesh, provat dhe testet e ADN-së kanë treguar se ai është babai i shumë e shumë fëmijëve që jetojnë në regjionin ku ka punuar.

ish-postieri që është baba i më se 1,300 fëmijëve jashtëmartesorë
ish-postieri që është baba i më se 1,300 fëmijëve jashtëmartesorë

“Kontracepsionet nuk kanë qenë të popullarizuara në atë kohë, ndërsa unë isha i pashëm dhe mjaftë tërheqës”, ka thënë ai për mediet. “E imitoja të famshmin Johnny Cash, madje shumë femra mendonin se unë jam vet ai. Vitet e ’60-ta ishin të mrekullueshme e unë e shfrytëzoja rastin. Po kush jam unë që t’i them jo një akti të shpejtë.”

E VËRTETA: Hetuesi privat, Sid Roy, kurrë nuk kishte menduar se një angazhim i thjeshtë do të zgjaste 15 vite të plota deri në zbulimin e pazakontë.

“E tëra filloi në vitin 2001, kur dy meshkuj që nuk kanë të bëjnë me njëri-tjetrin, më kërkuan që t’jua gjejë babanë biologjik. Mbeta i befasuar, sepse të gjitha të gjeturat më dërgonin në drejtimin e njëjtë. Aty nisi misteri. Çdo herë e më shumë faktet bëheshin më të qarta. Sa herë që kisha kohë të lirë, gjurmoja për të gjetur dëshmi dhe trashëgimtarë të rinj nga i njëjti njeri. Mbi të gjitha, testi i ADN-së u bë i lirë dhe shumë i lehtë për t’u përdorur, duke më mundësuar që të punoja pa problem”, ka thënë detektivi Roy, transmeton Telegrafi.

ENDE PA PROCES GJYQËSOR: HetuesI privat ka thënë se fëmijët nuk duan ta padisin apo të kërkojnë ndonjë proces gjyqësor ndaj të moshuarit, pra babait!

“Shumicës prej tyre u intereson veç e vërteta, ndaj nuk duan që ky informacion të procedohet në baza gjyqësore. Realiteti i krijuar mund të dëmtojë marrëdhëniet e qindra familjeve dhe ky nuk është interesi për të cilin u bë hetimi. Madje, ata as që kanë mëri ndaj tij, vetëm se duan të dinë se ku përkasin dhe të zbulojnë se pse dallojnë nga familjarët tjerët”, është shprehur Roy.

“EPILOGU”: Megjithëse testi ADN-së dhe dëshmitë tjera tregojnë se ish-postieri është baba i 1,300 fëmijëve, besohet se ai ka edhe shumë më shumë të tjerë. Këtë nuk e mohon as Sid Roy.

“Janë tepër shumë”, ka thënë ai pa pranuar të flasë më shumë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Interesante
Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Interesante
Intervistoi 90 persona për 55 orë - gruaja nga Nigeria shënon rekord botëror

Intervistoi 90 persona për 55 orë - gruaja nga Nigeria shënon rekord botëror

Interesante
Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Interesante
Birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë në qytetin indian

Birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë në qytetin indian

Interesante
Çfarë do të thotë të shohësh në ëndërr njerëz që kanë vdekur?

Çfarë do të thotë të shohësh në ëndërr njerëz që kanë vdekur?

Interesante
Kalo në kategori