LAJMI I FUNDIT:

Hetem Ramadani tregon se si shpëtoi nga operacioni me anë të meditimit (Video)

Hetem Ramadani tregon se si shpëtoi nga operacioni me anë të meditimit (Video)

Medituesi e studiuesi i fizikës kuantike e mjekësisë alternative, Hetem Ramadani  të enjten mbrëma në një panel me mbi 300 persona, është përgjigjur në pyetje të shumta që lidhen me shëndetin dhe suksesin.

Ligjërata e Ramadanit është transmetuar  në emisionin “Debat Plus” me gazetarin Ermal Panduri.


Ai ka treguar se çdo sëmundje është e shërueshme, por i njëjti ka dhënë porosi se kjo mund të bëhet me vullnetin e secilit që preket nga sëmundjet.

Ramadani para të pranishmëve ka thënë se të gjitha sëmundjet mund të shërohen pa iu nënshtruar operacioneve, por vetëm duke medituar.

“Kur e kam thyer këmbën ne skijim të gjithë mjekët  – që konsideroheshin me të mirë në botë – më thanë që pa e bërë operacion kjo kërdhoka nuk shërohet. Unë e dhashë nënshkrimin që do të vdes në shtëpi, por nuk do t’i nënshtrohem operacionit. Por, pas gjashtë jave meditim nga 8-9 orë në ditë unë shkova bëra fotografitë dhe pashë që ishte bërë vetvetiu këmba operacion”, tha Ramadani.

Ai më tutje ka shtuar se këtë e ka bërë duke medituar në pishinë dhe më vonë e ka kuptuar se kishte efekt meditimi./Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori