LAJMI I FUNDIT:

Heritage: Gjyqësori joefikas dhe sektori publik i fryrë kufizojnë liritë ekonomike në Maqedoni

Heritage: Gjyqësori joefikas dhe sektori publik i fryrë kufizojnë liritë ekonomike në Maqedoni

Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 46-të sipas Indeksit të Lirisë Ekonomike të Fondacionit Heritage 2021, të publikuar të enjten, i cili mbetet në grupin e ekonomive mesatarisht të lira.

Rezultati i përgjithshëm i Indeksit të Lirisë Ekonomike të Maqedonisë së Veriut këtë vit është 68.6 dhe është ulur me 0.9 pikë krahasuar me raportin e mëparshëm, kryesisht për shkak të rënies së lirive tregtare.

Sidoqoftë, vërejtjet kryesore i referohen gjyqësorit joefikas në vendin tonë, sektorit publik të madh, korrupsionit, subvencioneve të mëdha dhe joefikase.
Vendi ynë renditet i 27-ti në mesin e 45 vendeve në rajonin e Evropës, dhe rezultati i tij i përgjithshëm është nën mesataren e rajonit, por mbi mesataren botërore, thuhet në pjesën e raportit kushtuar Maqedonisë.


Pavarësisht nga përkeqësimi i vlerësimit, krahasuar me vendet përreth, Maqedonia renditet më së miri, madje përpara Sllovenisë, e cila është e 48-ta, Serbia e 54-ta, Kosova e 58-të, Kroacia e 79-ta dhe Mali i Zi i 80-ti dhe Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 82-të.

Nga fqinjët tanë të tjerë, Bullgaria renditet e 35-ta, Shqipëria e 66-të dhe Greqia e 96-ta.

Sipas Indeksit të Fondacionit Heritage, këtë vit ekonomia më e lirë në botë është Singapori, dhe pranë tij në grupin e “vendeve ekonomikisht të lira” me një indeks më të madh se 80 janë Zelanda e Re, Australia, Zvicra dhe Irlanda./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Lajme
Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Drejtësi
Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori