Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka kohë që janë pezulluar, e rifillimin e dialogut mes dy shteteve e kanë kërkuar në vazhdimësi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. Por pavarësisht thirrjeve të shumta që iu janë bërë Prishtinës dhe Beogradit që të kthehen në tryezën e bisedimeve, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. E gjërat janë komplikuar edhe më shumë me vendosjen e taksës 100 për qind për mallrat që vijnë nga Serbia, ndërsa kjo e fundit ka kushtëzuar rinisjen e dialogut me heqjen e taksës.
Taksa e cila është vendosur nga ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në nëntor të vitit 2018, pritet të zëvendësohet me reciprocitet të plotë, politik, ekonomik dhe tregtar me vendimin e kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurtit.
Kurti ka deklaruar se tarifa 100 % ndaj mallrave të Serbisë do të zëvendësohet me parimin e reciprocitet, dhe se kjo tarifë do të hiqet posa të vendoset reciprociteti.
Por a do t’i kthehet Beogradi bisedimeve me Prishtinën pas heqjes së taksës?
Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, vlerëson së procesi i negociatave mund të rifillojë në qoftë se Serbia nuk vendos kushte tjera.
“Serbia ka kushtëzuar vazhdimin e dialogut me heqjen e tarifës prej 100% ndaj produkteve të Serbisë, në momentin e tërheqjen së kësaj mase atëherë Serbia mund të rikthehet në tryezën e diskutimit nëse nuk vendos kushte të tjera siç mund të jetë kushti për tërheqjen e masave reciproke, të cilat mund t’i vendosë pala kosovare kundrejt Serbisë”, ka thënë Krasniqi në një deklaratë të dhënë për Telegrafi.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/02/Jeta-Krasniqi-KDI-foto-KALLXO-e1493130882656.jpg)
Krasniqi pohoi se pala kosovare duhet të jetë e përgatitur dhe të ketë transparencë në procesin e bisedimeve.
“KDI ka kërkuar në vazhdimësi nga Qeveria e Kosovës që të ketë një strategji të mirëfilltë të dialogut, të ndërtoj një konsensus të gjerë politik dhe që rreth këtij procesi të ndërtohet një qasje unike e cila mbështet nga institucionet e vendit. Gjithashtu KDI ka kërkuar që të ketë një strategji lobuese për strategjinë e Kosovës për dialogun në mënyrë që të shtyhet përpara interesi i shtetit të Kosovës në këtë proces. Është më se e nevojshme që pala kosovare të jetë mirë e përgatitur lidhur me temat të cilat do t’i adresojë në kuadër të këtij procesi duke pasur propozime konkrete dhe jo duke pritur nga të tjerët që të ofrojnë propozime për Kosovës. Duhet të ketë transparencë rreth këtij procesi, llogaridhënie ndaj Kuvendit dhe qytetarëve”, potencoi ajo.
Gjithashtu, Visar Xhambazi nga Demokracia për Zhvillim (D4D), ka thënë se vendimi për pezullimin e tarifave doganore ndaj Serbisë do t’i hapë rrugë dialogut Kosovë-Serbi.
“Vendimi për pezullimin e tarifave doganore ndaj Serbisë, padyshim se do t’i hapte rrugë dialogut Kosovë-Serbi. Në anën tjetër, imponimi i parimit të reciprocitetit është vendim i cili krijon mundësi për manovër politike sepse reciprociteti bazohet në mirëbesim mes shteteve. Me fjalë të tjera është vendim i pranueshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare. Për dallim nga tarifat doganore, reciprociteti nuk është vendim arbitrar dhe do të vendos presion në anën e Serbisë”, ka deklaruar Xhambazi për Telegrafin.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/02/uuu-2.png)
Ndryshe, ndaj zëvendësimit të taksës 100 për qind me reciprocitet ka reaguar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të cilët kanë paralajmëruar thirrjen e një seancë të jashtëzakonshme kundër heqjes së taksës.
Ndërsa në anën tjetër, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka mirëpritur qëndrimin e Kurtit për heqjen e taksës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Marlind-Laci-Ekspert-i-marredhenieve-nderkombetare-780x439.jpg)
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen
![Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-780x439.jpg)
Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje
![Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2024-11-13T161832Z_511547018_RC2G4BAXVCLF_RTRMADP_3_USA-TRUMP-BIDEN-1200x800-1-780x439.jpg)
Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës
![Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/veriuuu-730x440-1-600x360-1-780x439.jpg)
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona
![Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/deti-adriatik-780x439.jpg)
Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar
![Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1737226840_vjosaosmani-780x439.jpg)
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë