LAJMI I FUNDIT:

Heqja e imunitetit të deputetëve në Maqedoni, njoftimi shkon në Gjykatën Penale

Heqja e imunitetit të deputetëve në Maqedoni, njoftimi shkon në Gjykatën Penale

Gjashtë deputetët duhet të sillen menjëherë në gjykatë, që në momentin kur publiku mësoi se kryeparlamentari Talat Xhaferi ka nënshkruar vendimin për heqjen e imunitetit të tyre. Kështu , vlerëson avokati Jovan Joanidis i cili thotë se koha e humbur për korrespondencën ndërinstitucionale, mund të përdoret nga të pandehurit për të ndikuar në procedurë, madje edhe për t’u arratisur.

“Lënda ka një kualifikim serioz ligjor, kërcënim terrorist, i cili parashikon një dënim të paktën prej 10 vjetësh. Sikur, qoftë edhe vetëm njëri prej tyre të arratiset në këtë periudhë që i është marrë edhe imuniteti, gjyqtari dhe prokurori publik që veprojnë, duhet menjëherë të dënohen për shpërdorim të detyrës zyrtare, për shkak se nuk po veprojnë sipas ligjit”, tha avokati Jovan Joanidis.


Një ditë pas heqjes së imunitetit nga ana e parlamentit, gjashtë deputetëve nga OBRM-PDUKM-ja, vendimet janë dërguar në gjykatë. Por nga Penalja bëjnë të ditur se vendimet, të paktën deri mbrëmë vonë, nuk kishin mbërritur. Që deputetët të thirren sërish në gjykatë dhe të miratohet vendimi për paraburgim, nga Penalja thonë se duhet të vendosë gjyqtari i procedurës paraprake. Nga Prokuroria na informuan shkurtimisht se tani lënda është në Penale, dhe presin që gjykata të prononcohet mbi kërkesën e tyre për paraburgim.

Deputetët Kërsto Mukoski, Zhaklina Peshevska, Johan Tarçulovski, Sasho Vasilevski, Ljuben Arnaudov dhe Lupço Dimovski para katër ditësh u arrestuan së bashku me të dyshuari të tjerë për ngjarjet në parlament më 27 prill. Duke iu referuar imunitetit, ata u lanë në liri, edhe pse sikurse 30 persona të tjerë, 9 prej të cilëve ende të pakapshëm, përballen me akuzën për “kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë.” Dje Gjykata e Apelit pranoi dy ankesa të prokurorisë. Nga arresti shtëpiak, në paraburgim 30-ditor në Shutkë u dërguan edhe aktori Vllado Jovanovski, dhe regjisori Boris Damovski.

Ndërkaq, hetimet vazhdojnë dhe në pistë për verifikimin e përgjegjësisë është edhe hetimi i komunikimeve që deputetët kanë pasur para, gjatë dhe pas ngjarjeve në kuvend. Deri tani, disa deputetëve iu janë marrë telefonat celularë. Alsat ndërkohë, saktëson se deri tani, urdhër për bastisje në radhët e deputetëve shqiptarë kishte vetëm te deputetit Vesel Memedi, dhe jo edhe te deputetitt Afrim Gashi.

Po ashtu, siç konfirmoi deputeti Gashi, nuk ka pasur shkëmbim apo shitje të telefonave mes tij dhe Memedit, sikurse u raportua fillimisht. Megjithatë, hetimet mbi komunikimet dhe gjithë ngjarjet e 27 prillit vazhdojnë.

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët

Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët "joekzistentë" të QKUK-së

Shëndetësi
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

Drejtësi
Kalo në kategori