Arsenali u mposht në ndeshjen e parë gjysmëfinale nga Paris Saint Germain në shtëpi me rezultat minimal 1-0.

Topçinjtë nuk ishin në nivelin e tyre më të mirë dhe këtë e shfrytëzuan parisienët që triumfuan falë një goli nga Ousmane Dembele.


Legjenda e Arsenalit dhe Francës, Thierry Henry ka thënë se Arsenali mund të rikthehet dhe se çdo gjë mund të ndodhë.

"Ka një tjetër ndeshje. Nuk e di kurrë çfarë do të ndodhë", tha legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, për CBS Sports pas humbjes 1-0 të "Topçinjve" ndaj PSG-së në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve .

"PSG ishte shumë më superiore në këtë ndeshje, kështu që shumë gjëra duhen ndryshuar në mënyrë që Arsenali të sigurohet që mund ta mposhtë PSG-në në Paris. Do të jetë një ndeshje ndryshe".

"Por, sapo  Dembele doli sonte, PSG humbi pak më shumë. Ishte më e lehtë për Arsenalin të ushtronte presion sepse Dembele nuk po vinte dhe nuk po e merrte topin.

"Por, po, siç thashë, je ende në barazim. Çdo gjë mund të ndodhë pasi ka përfunduar vetëm pjesa e parë", deklaroi Henry.

Arsenali do të duhet të rikthehet për të siguruar një vend në finalen e Ligës së Kampionëve, ku i nevojitet fitorja në Parc de Princes me dy gola epërsi. /Telegrafi/

telegrafi sport app