LAJMI I FUNDIT:

Hennessey godet me modelin e ri Venom F5, kapë shpejtësinë prej 500 kilometrave në orë (Foto)

Hennessey godet me modelin e ri Venom F5, kapë shpejtësinë prej 500 kilometrave në orë (Foto)

Nuk ka të ndalur në 480 kilometra në orë

Për herë të parë, Hennessey Performance është prezantuar në Geneva Motor Show dhe arsyeja është e qartë: hipermakina Hennessey Venom F5, transmeton Telegrafi. Ky model ishte prezantuar për herë të parë në SEMA gjatë muajit nëntor, ndërsa tani është në dispozicion të publikut, teksa qëndron pranë rivalit Koenigsegg, që mbanë rekordin e shpejtësisë rrugore. Gjatë të njëjtit muaj, Koenigsegg Agera RS kishte arritur shpejtësinë prej 445 kilometrave në orë.

Shpejtësinë maksimale prej 500 kilometrave në orë, e ka konfirmuar John Hennessey. “Isha i kënaqur me 300 milje në orë, të cilat i arrinte Venom GT i lansuar më 2014. Konkurrenca po vazhdon të rritet dhe u vendos të rritet shpejtësinë për 311 milje në orë, që është ekuivalenti i 500 kilometrave në orë” ka thënë I pari i kompanisë Hennessey.

Hiper-makina që pritet t’i ketë 1,600 kuajfuqi, besohet të jetë gati për prodhim dhe të prezantohet në Pebble Beach Car Show që zhvillohet gjatë muajit gusht. “Duam që Venom F5 të jetë si sportistët në dhjetëgarësh, që bëjnë një varg gjërash. Garon, është rehat dhe gjithkund kalon me shkathtësi. Do t’i ketë të gjitha dhe ato me shpejtësi, shumë të lartë” ka shtuar ai. I limituar në vetëm 24 njësi, 12 prej tyre tashmë kanë gjetur blerës. Gjysma e tyre do të shiten në Shtetet e Bashkuara, teksa tjerat do të shiten në shtete tjera. Por, këto nuk mund t’i blejë çdokush.

“Nuk bën që dikush të vije dhe të thotë, ja llogarinë time dhe ma jepni një makinë. Duam të dimë për prapavijën e blerësit. Ku jeton, çfarë bën, a dëshiron ta ngasë apo koleksionojë. Jo ta blejë dhe ta shes për pak më shumë para”, ka shtuar Hennessey. Nuk janë bërë të ditura detajet dhe kriteret që duhet plotësuar, për të blerë një Venom F5, por dihet se duhet paguar shumë. /Telegrafi/