LAJMI I FUNDIT:

Hennesey çliron 1.815 kuaj-fuqi të Venom F5, arrin shpejtësinë mbi 400 kilometra në orë

Hennesey çliron 1.815 kuaj-fuqi të Venom F5, arrin shpejtësinë mbi 400 kilometra në orë

Hennessey ka treguar sot hapin e ri drejt qëllimit të tejkalimit të shpejtësi prej 480 kilometra në orë – fjala është për testimin e modelit Venom F5.

Venom F5 ka “çliruar” 1.817 kuaj-fuqi duke arritur shpejtësinë mbi 400 kilometra në orë – që është një hap tjetër drejt qëllimit që kjo hiperveturë të arrijë shpejtësinë prej 483 kilometra në orë, transmeton Telegrafi.


Videoja e publikuar më poshtë, shfaq John Hennessey dhe një anëtar të ekipit të tij duke vozitur Audi dhe vëzhguar Venom F5 duke “çarë” pistën.

Për revistën Carscoops nga Hennessey kanë konfirmuar se është “testuar stabiliteti derisa lëviznin mbi 400 kilometra në orë. Shpejtësia e arritur është mbresëlënëse, por edhe vetura tjera tashmë kanë arritur këtë shpejtësi.

Megjithatë Venom F5 nuk synon të ndalet me kaq, por të vazhdojë rrugëtimin e tejkalimit të kufirit prej 483 km/h, e ndoshta në arritjen e shpejtësisë prej 500 km/h. /Telegrafi/