Henderson zgjidhet lojtari i vitit në Ligën Premier, mposht yje të mëdha si De Bruyne, Rashford dhe Van Dijk

Shoqata e gazetarëve sportiv anglezë (FWA) ka zgjedhur Jordan Hendersonin si lojtarin më të mirë në Ligën Premier për sezonin 2019/20.
Kapiteni i Liverpoolit, Henderson ka arritur të fitojë garën e fortë për t’u zgjedhur më i miri i vitit në kampionatin elitar anglez.
Është shoqata e gazetarëve sportiv anglez që ka zgjedhur Hendersonin si më të mirin, duke mposhtur në garë Kevin de Bruynen dhe Marcus Rashfordin.
“Shoqata e gazetarëve të Futbollit ka kënaqësi të njoftojë se Jordan Henderson është Futbollisti i Vitit për 2019-20”.
“Kapiteni i Liverpoolit pa garë të ashpër nga Kevin De Bruyne i Manchester Cityt dhe Marcus Rashford i Manchester United si dhe shokët e skuadrës, Virgil Van Dijk dhe Sadio Mane në kërkim të çmimin më të vjetër individual në botë”.
“Dy lojtarë të tjerë të Liverpoolit - Trent Alexander-Arnold dhe Alisson Becker - morën gjithashtu vota pasi kampionët e Ligës Premier mbizotëruan në votim, por ishte Henderson ai që ishte një fitues bindës, duke fituar më shumë çerekun e votave”, thuhet në njoftimin e FWA.
Ndryshe, anglezi ishte njëri nga lojtarët kryesorë të Liverpoolit në triumfin e Ligës Premier pas plot 30 vjet pritjesh. /Telegrafi/















































